Metropolitan

David Beckham *ndoshta* komentoi (tërthorazi) mbi deklaratat e të birit

David Beckham *ndoshta* komentoi (tërthorazi) mbi deklaratat e të
Foto: David Beckham, Brooklyn Beckham/ Instagram

Ditën e sotme, në programin financiar të CNBC-së, Squawk Box, David Beckham komentoi pak mbi përdorimin e rrjeteve sociale dhe shëndetin mendor.

David Beckham *ndoshta* komentoi (tërthorazi) mbi deklaratat e të

Sipas tij, ai gjithmonë është përpjekur t'u mësojë fëmijëve të mirat e të këqijat e këtyre platformave. 

“Gjithmonë kam folur për rrjetet sociale dhe fuqinë e tyre. Për të mirën dhe për të keqen që kanë. E keqja lidhet me atë që fëmijët mund të kenë akses në këto ditë dhe mund të jetë e rrezikshme. Por ajo që kam vënë re personalisht, veçanërisht me fëmijët e mi, është se duhet përdorur për arsyet e duhura. Kam patur mundësinë ta përdor platformën dhe ndikimin tim për UNICEF-in, dhe ka qenë një mjet jashtëzakonisht i dobishëm për t'i bërë njerëzit të ndërgjegjësohen mbi atë çfarë po ndodh në botë me fëmijët.”

David Beckham *ndoshta* komentoi (tërthorazi) mbi deklaratat e të

Kjo deklaratë vjen një ditë pas rrëfimit të Brooklyn në Instagram, mbi tensionin në marrëdhëniet mes tij, partneres dhe prindërve.

Edhe pse ndonjë koment të drejtpërdrejtë mbi situatën nuk pati, kjo ndoshta sepse roli i babait nuk e lejon të bëjë të tilla skena në publik. Ai tha se fëmijët (sidomos Brooklyn) “kishin bërë gabime” në këto platforma, por një prind i mirë ia lejon edhe lajthitjet fëmijës së tij.

“Jam përpjekur të bëj të njëjtën gjë me fëmijët e mi, t’i edukoj. Ata bëjnë gabime, por fëmijët lejohen të bëjnë gabime. Kështu mësojnë. Kjo është ajo që unë mundohem t’u mësoj atyre. Ndonjëherë duhet t’i lejoni të bëjnë edhe gabime.”

E vetmja gjë që mund të themi është se sado i qetë të shfaqet David-i përpara kësaj situate, "gabimi" i djalit të madh do t'ia lodhë jo pak kokën atij dhe Victoria-s disa kohë.

David Beckham *ndoshta* komentoi (tërthorazi) mbi deklaratat e të

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

David Beckham *maybe* commented (indirectly) on his son's statements

David Beckham *ndoshta* komentoi (tërthorazi) mbi deklaratat e të
Photo: David Beckham, Brooklyn Beckham/ Instagram

Today, on CNBC's financial program, Squawk Box, David Beckham commented a bit on social media use and mental health.

David Beckham *ndoshta* komentoi (tërthorazi) mbi deklaratat e të

According to him, he has always tried to teach children the pros and cons of these platforms. 

“I've always talked about social media and its power. The good and the bad. The bad is what kids can access these days and it can be dangerous. But what I've noticed personally, especially with my own kids, is that it has to be used for the right reasons. I've had the opportunity to use the platform and my influence for UNICEF, and it's been an incredibly useful tool to raise awareness about what's happening in the world with children.”

David Beckham *ndoshta* komentoi (tërthorazi) mbi deklaratat e të

This statement comes a day after Brooklyn's confession on Instagram about the tension in the relationship between him, his partner and his parents.

Although he didn't comment directly on the situation, perhaps because his role as a father doesn't allow him to make such scenes in public. He said that the children (especially Brooklyn) "had made mistakes" on these platforms, but a good parent allows his child to make mistakes.

“I've tried to do the same thing with my children, to educate them. They make mistakes, but children are allowed to make mistakes. That's how they learn. That's what I try to teach them. Sometimes you have to let them make mistakes too.”

The only thing we can say is that no matter how calm David appears in the face of this situation, the eldest son's "mistake" will bother him and Victoria for quite some time.

David Beckham *ndoshta* komentoi (tërthorazi) mbi deklaratat e të