
Jo çdo ndarje lë shije të hidhur, pavarësisht përjetimit. Ka disa njerëz që mbesin për shumë gjatë në kujtesë, pavarësisht përfundimit të historisë. Një shembull i gjallë është lidhja dhe ndarja e Jim Carrey dhe aktores Renne Zellëeger.
Nëse nuk e dinit, dyshja nisi romancën gjatë xhirimeve të komedisë "Me, Myself, & Irene", romancë që përfundoi në fejesë jetëshkurtër nga 1999 deri në dhjetor të 2000-it.

Pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, 58-vjeçari e përshkruan ende Renee si "dashurinë e madhe të jetës së tij" në novelën e re autobiografike "Memoirs and Misinformation".
Gjatë një interviste të fundit, Jim, i pyetur nëse deklarata e shkruar është e vërtetë, ai u përgjigj.

"Ajo ka qenë shumë e veçantë për mua. Shumë e veçantë. Mendoj se është e mrekullueshme! Unë nuk pendohem për asgjë. Nuk vuaj nga gjëra të tilla, por vlerësoj njerëzit që kanë ardhur në jetën time për mirë dhe atë çfarë më kanë dhënë. Nuk digjem për askënd, nuk është ajo lloj situate. Eshtë thjesht mënyra ime për të thënë që ka diçka shumë e rëndësishme dhe ta njoh si të tillë."- vazhdoi aktori.
Carrey, u duk më i ëmbël se kurrë teksa shprehej kështu për yllin e "Bridget Jones's Diary", kështu që mendohuni dhe njëherë ju. Ndoshta zbuloni diçka të ngjashme për ish-in dhe ndiheni më në paqe.
Burimi: BuzzFeed