Metropolitan

Drama mes çiftit, lexuesja e buzëve zbulon tensionin mes Kris Jenner dhe bashkëshortit

Drama mes çiftit, lexuesja e buzëve zbulon tensionin mes Kris Jenner
Foto: Kris Jenner dhe Corey Gamble

Dasma miliardere e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia i kishte të gjitha: yje të Hollywood-it, modë nga Dolce & Gabbana, gondola dhe, sigurisht, një sherr pas kamerave nga Kris Jenner dhe Corey Gamble.

Në një moment që nuk ishte menduar të bëhej publik (por kur je Kris Jenner, gjithçka bëhet lajm), një video e siguruar nga Daily Mail e kap çiftin teksa largohen me një taksi uji. Në pamje, çdo gjë duket normale, derisa një lexuese profesionale e buzëve zbulon diskutimin mes tyre.

Drama mes çiftit, lexuesja e buzëve zbulon tensionin mes Kris Jenner

Sipas saj, ajo çfarë dukej si një dalje romantike mes dy të dashuruarve, ishte në fakt një përplasje e ftohtë. Corey dëgjohet duke thënë se “duam të udhëtojmë vetëm, kjo është ajo që dëshiron Kris”. Deri këtu, mirë. Por Kris, jo vetëm që nuk u ndje e përfaqësuar, por shpërtheu:

“Çfarë po bën? Duhet të flasësh? Dreqi e mori, dua të udhëtoj vetëm!”

Pra, Kris jo vetëm që s’donte shoqëri në varkë, por nuk donte as Corey-n në atë moment. Ai zbriti menjëherë nga taksia për të sqaruar kërkesën e saj, duke e lënë Kris të vetme. Ai u rikthye pas pak, por energjia mes tyre nuk kishte më asgjë të qetë.

Drama mes çiftit, lexuesja e buzëve zbulon tensionin mes Kris Jenner

Dhe nuk ishte thjesht një moment nervozizmi. E gjithë kjo ndodhi në sfondin e një feste ku, sipas burimeve, vajzat e Kris nuk ishin ftuar fillimisht. Ishte ajo që insistoi t’i “fuste në listë” Khloé-n, Kylie-n dhe Kendall-in, edhe pse burime pranë çiftit të dasmës thanë se Lauren “mezi i njeh ato”.

Drama mes çiftit, lexuesja e buzëve zbulon tensionin mes Kris Jenner

Nëse kjo ishte një lëvizje për të vjedhur vëmendje apo thjesht një shenjë se jo çdo gjë shkon vaj mes Kris dhe Corey, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: edhe kur klani Kardashian-Jenner nuk janë në reality show, drama mes tyre s’ka nevojë për skenar.

Burimi: Page Six

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Drama between the couple, lip reader reveals tension between Kris Jenner and her husband

Drama mes çiftit, lexuesja e buzëve zbulon tensionin mes Kris Jenner
Photo: Kris Jenner and Corey Gamble

Jeff Bezos and Lauren Sánchez's billionaire wedding in Venice had it all: Hollywood stars, Dolce & Gabbana fashion, gondolas and, of course, a behind-the-scenes brawl between Kris Jenner and Corey Gamble.

In a moment that wasn't meant to be made public (but when you're Kris Jenner, everything makes news), a video obtained by the Daily Mail captures the couple leaving in a water taxi. On the surface, everything seems normal, until a professional lip reader uncovers the conversation between them.

Drama mes çiftit, lexuesja e buzëve zbulon tensionin mes Kris Jenner

According to her, what seemed like a romantic outing between the two lovers was actually a cold snap. Corey is heard saying that "we want to travel alone, that's what Kris wants." So far, so good. But Kris, not only did not feel represented, but exploded:

"What are you doing? Do you need to talk? Damn it, I want to travel alone!"

So, not only did Kris not want company on the boat, she didn't want Corey at that moment either. He immediately got out of the taxi to clarify her request, leaving Kris alone. He returned a short time later, but the energy between them was anything but calm.

Drama mes çiftit, lexuesja e buzëve zbulon tensionin mes Kris Jenner

And it wasn't just a moment of nervousness. All of this happened against the backdrop of a party where, according to sources, Kris' daughters weren't originally invited. She was the one who insisted on "putting" Khloé, Kylie, and Kendall on the guest list, even though sources close to the wedding couple said Lauren "barely knows them."

Drama mes çiftit, lexuesja e buzëve zbulon tensionin mes Kris Jenner

Whether this was a move to steal attention or simply a sign that not everything is going well between Kris and Corey remains to be seen. But one thing is for sure: even when the Kardashian-Jenner clan isn't on a reality show , the drama between them doesn't need a script.

Source: Page Six