Metropolitan

Duhet ta lexoni mesazhin e Gisele Bündchen për të gjitha nënat: "Ju shoh, ju nderoj!"

Duhet ta lexoni mesazhin e Gisele Bündchen për të gjitha

Gisele Bündchen na ngrohu zemrat pasi publikoi fotot e para të djalit të porsalindur për Ditën e Nënës, duke treguar se ndonjëherë, momentet e bukura nuk ndahen, por thjesht përjetohen.

“Kam qenë e qetë këtu, por shumë e zënë duke jetuar jetën. Ndonjëherë momentet e bukura nuk ndahen, ato thjesht përjetohen. Rishtazi, kam përqafuar ritmin e ngadaltë, lidhjet e vërteta, bukurinë që qëndron në leksionet që vijnë me të qenit në të tashmen”, shkroi ndër të tjera Gisele në mbishkrimin e postimit.

Më tej, foli për humbjen e së ëmës dhe rëndësinë e të qenit nënë:

“Sot, në Ditën e Nënës, veçanërisht më mungon ime më, por e kam zemrën plot. Të jesh nënë është një ndër dhuratat më të mëdha, një rrugëtim që më bën të jem me këmbë në tokë, më mëson dhe më mbush me mirënjohje çdo ditë. Për të gjitha nënat atje, dashuria juaj e formëson botën në një mënyrë që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Ju shoh, ju nderoj! Gëzuar Ditën e Nënës! Ju dërgoj shumë dashuri”, e përmbylli postimin Gisele, duke rrëfyer edhe ndjesitë e humbjes së nënës në janar të vitit 2024. E ëma e supermodeles vuante nga kanceri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gisele Bündchen (@gisele)

Sa i përket lidhjes së saj romantike, Bündchen prej kohësh është në një marrëdhënie me trajnerin e jiu-jitsu, Joaquim Valente. Ajo u lidh me trajnerin pasi u divorcua me ish-bashkëshortin, Tom Brady, në vitin 2022.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

You should read Gisele B

Duhet ta lexoni mesazhin e Gisele Bündchen për të gjitha

Gisele Bündchen warmed our hearts after releasing the first photos of her newborn son for Mother's Day, showing that sometimes, beautiful moments are not shared, but simply experienced.

"I've been quiet here, but very busy living life. Sometimes beautiful moments are not shared, they are simply experienced. Recently, I have embraced the slow pace, the real connections, the beauty that lies in the lessons that come with being in the present," Gisele wrote, among other things, in the caption of the post.

She further spoke about the loss of her mother and the importance of being a mother:

"Today, on Mother's Day, I especially miss my mother, but my heart is full. Being a mother is one of the greatest gifts, a journey that keeps me grounded, teaches me, and fills me with gratitude every day. To all the mothers out there, your love shapes the world in a way that words cannot describe. I see you, I honor you! Happy Mother's Day! Sending you lots of love," Gisele concluded the post, also sharing her feelings about losing her mother in January 2024. The supermodel's mother was suffering from cancer.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gisele Bündchen (@gisele)

As for her romantic relationship, Bündchen has long been in a relationship with jiu-jitsu coach Joaquim Valente. She got engaged to the coach after divorcing her ex-husband, Tom Brady, in 2022.

Suggested articles: