Metropolitan

E reja e fundit nga dyshja Katy Perry - Justin Trudeau na bëri edhe më konfuzë për raportin e tyre

E reja e fundit nga dyshja Katy Perry - Justin Trudeau na bëri edhe më
Getty

Kur bëhet fjalë për Justin Trudeau dhe Katy Perry (pra, çiftin më të papritur të vitit 2025), burimet nuk bien dot dakord se çfarë po ndodh mes tyre.
 
Të dy janë parë së fundmi në atë që dukej qartë si një takim darke dhe më pas Justin u shfaq në koncertin e Katy-t, ku kaloi gjithë kohën duke kërcyer krejt i vetëm.

Pra, çfarë po ndodh në të vërtetë? Javën e kaluar, burime thanë qartë se ishin në një takim. Por këtë javë, një burim për The Daily Mail thotë se ndërsa Katy e konsideroi një takim, Justin e pa thjesht si një “darkë mes miqsh” dhe “ndihet pak i befasuar nga gjithë kjo situatë.” Madje, sipas burimit, “Ai donte thjesht bileta për koncertin e saj dhe ajo e ftoi. Më pas, ajo e ftoi edhe për darkë.”
 
Kjo bie ndesh me atë që një tjetër burim tha së fundmi për The Sun. Sipas tyre, “ata kanë një kimi të fortë deri tani” dhe “kanë në plan të shihen përsëri shumë shpejt”. Personi anonim tha se Justin e ftoi vetë Katy-n në takim dhe ishte shumë i emocionuar për këtë. Madje, shtoi se “ai ndihet sërish si një çun i ri” dhe është “shumë i entuziazmuar nga ajo që po ndodh.”
 
Për më tepër, i njëjti person tha se “Justin dëshiron ta njohë më mirë Katy-n dhe të shohë si do të ecë raporti”.
 
Sa i përket famës së Katy-t, ai “nuk ka frikë nga fakti që ajo është një superyll dhe gjithë vëmendja që kjo sjell.” Gjithashtu, ata theksuan se “Justin nuk është tipi i burrit që kapet kollaj” dhe se që nga ndarja me bashkëshorten, “shumë gra kanë tentuar të dalin me të.”
 
E po, s’e dimë fare se ç’po ndodh…

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast