Showbiz

Edhe pse nuk flasin, David & Victoria i urojnë publikisht ditëlindjen Brooklyn-it

Edhe pse nuk flasin, David & Victoria i urojnë publikisht
Foto: Victoria, Brooklyn dhe David Beckham

Edhe pse marrëdhënia mes tyre duket më e tensionuar se kurrë, David dhe Victoria Beckham zgjodhën të bëjnë një gjest publik për djalin e tyre në ditën e ditëlindjes. Të dy e uruan Brooklyn-it në rrjetet sociale, vetëm pak javë pasi ky i fundit deklaroi se nuk dëshiron të pajtohet me familjen.

David Beckham publikoi në Instagram Stories dy foto të vjetra familjare. Në njërën prej tyre ai dhe Victoria shfaqen duke mbajtur në krahë Brooklyn-in foshnjë, ndërsa në tjetrën David pozon me djalin e tij.

Edhe pse nuk flasin, David & Victoria i urojnë publikisht

Në përshkrimin e postimit, ai shkroi shkurt:

“27 sot. Gëzuar ditëlindjen, Bust. Të duam."

Edhe pse nuk flasin, David & Victoria i urojnë publikisht

Victoria gjithashtu postoi këto dy foto:

Edhe pse nuk flasin, David & Victoria i urojnë publikisht

Edhe pse nuk flasin, David & Victoria i urojnë publikisht

"Gëzuar 27-vjetorin, Brooklyn. Të dua shumë." - shkruan ajo.

Brooklyn po e feston ditëlindjen në Los Angeles, mijëra kilometra larg prindërve të tij të famshëm. Ndërkohë, David dhe Victoria Beckham ndodhen në Paris për shfaqjen e fundit të koleksionit të stilistes.

Ditëlindja e Brooklyn-it vjen vetëm disa javë pasi konflikti i tij me prindërit u bë publik. Në një deklaratë të gjatë në Instagram, ai konfirmoi zërat për një përçarje mes tyre dhe tha se nuk dëshiron të pajtohet me ta.

Më 19 janar, Brooklyn akuzoi familjen se po përpiqej të prishte marrëdhënien e tij me Nicola Peltz Beckham. Ai pretendoi se në ditën e tij të dasmës, Victoria kishte anuluar fustanin e nusërisë së Nicola-s në minutën e fundit dhe kishte “vjedhur” vallëzimin e tyre të parë si çift. Në rrëfimin e gjatë nuk kurseu as babain dhe dy vëllezërit.

Që prej asaj dite, edhe pse nuk ka zgjedhur më të flasë mbi dramën familjare, veprimet e tij kanë treguar më shumë se fjalët. Sipas raportimeve, thuajse çdo tatuazh kushtuar familjarëve e ka fshirë, ç'ka lë të kuptohet se edhe nëse një ribashkim ndodh, do të jetë vetëm nëse Victoria dhe David-i përpiqen mjaftueshëm.

As David dhe as Victoria Beckham nuk i kanë komentuar publikisht akuzat e djalit të tyre.

Për më shumë detaje në lidhje me dramën e Beckham-ëve, klikoni artikujt në vijim:

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Even though they don't speak, David Beckham publicly wishes Brooklyn a happy birthday

Edhe pse nuk flasin, David & Victoria i urojnë publikisht
Photo: Victoria, Brooklyn and David Beckham

Although their relationship seems more strained than ever, David Beckham chose to make a public gesture for his son on his birthday. The former footballer wished Brooklyn a happy 27th birthday on social media, just weeks after the latter declared that he does not want reconciliation with the family.

David Beckham posted two old family photos on Instagram Stories. In one, he and Victoria are seen holding baby Brooklyn, while in the other, David poses with his son.

Edhe pse nuk flasin, David & Victoria i urojnë publikisht

In the post's description, he briefly wrote:

"27 today. Happy birthday, Bust. We love you."

Edhe pse nuk flasin, David & Victoria i urojnë publikisht

Brooklyn is celebrating his birthday in Los Angeles, thousands of miles away from his famous parents. Meanwhile, David and Victoria Beckham are in Paris for the designer's latest collection show.

Brooklyn's birthday comes just weeks after his conflict with his parents became public. In a lengthy statement on Instagram, he confirmed rumors of a rift between them and said he doesn't want to reconcile with them.

On January 19, Brooklyn accused his family of trying to ruin his relationship with Nicola Peltz Beckham. He claimed that on his wedding day, Victoria canceled Nicola's wedding dress at the last minute and "stole" their first dance as a couple. He also didn't spare his father and two brothers in the lengthy story.

Since then, while he has chosen not to speak about the family drama, his actions have spoken louder than words. He has reportedly removed almost every tattoo dedicated to his family, suggesting that even if a reunion does happen, it will only be if Victoria and David try hard enough.

Neither David nor Victoria Beckham have publicly commented on their son's allegations.

For more details about the Beckham drama, click the following articles: