Showbiz

EKSKLUZIVE / Si qëndron e vërteta për këngën "Thana"? Reagon menaxherja e Tayna-s

EKSKLUZIVE / Si qëndron e vërteta për këngën

Pas deklaratave të bëra nga këngëtarja Alida Hisku në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, lidhur me përdorimin e zërit të saj në projektin “Thana” të Tayna-s, çështja ka marrë vëmendje të gjerë publike dhe ka ngritur pikëpyetje mbi aspektin juridik të marrëveshjes dhe kompensimin financiar.

Duke qenë se deklaratat prekën drejtpërdrejt çështje të të drejtave të autorit, autorizimeve kontraktore dhe pagesave, Anabel Media kontaktoi zyrtarisht menaxhimin e Doruntina Shalës (Tayna) për të kërkuar më shumë informacion për përdorimin e këngës “Vajzat e fshatit tim”, një këngë me kompozitor Enver Shëngjergjin, tekst nga Zhuliana Jorganxhi dhe interpretim të Alida Hiskut.

Më poshtë, po publikojmë të plotë dhe të pandryshuar deklaratën e dërguar nga menaxherja e artistes, Rina Malsori.

“Përshëndetje,

Po ju drejtohem si menaxhere e Doruntina Shalës (Tayna) në lidhje me raportimet dhe deklaratat e fundit të bëra nga Alida Hisku për projektin “Thana”.

Për korrektësi profesionale dhe për të shmangur çdo dezinformim, po ju paraqes faktet:

Të drejtat autoriale për vargun “Anës e pas anës o, lumit të fshatit tim” janë marrë me kontratë të rregullt me Enver Shëngjergji, si palë që ka dhënë autorizimin. Pala përfituese është Doruntina Shala (Tayna).

Kontrata është e nënshkruar dhe pagesa është realizuar në vlerë totale 1,500€, sipas kërkesës dhe dakordimit të vetë palës:

– 1,000€ për të drejtat
– 250€ për secilën nga palët përkatëse

Shën.red. Pagesat janë realizuar kështu: Enver Shëngjergji (kompozitor) – 1,000€; Alida Hisku (interpretuese) – 250€; Zhuliana Jorganxhi (tekstshkruese) – 250€

Pra kemi marrëveshje të rregullt, me dokumentacion dhe kompensim financiar të plotë.

Kënga “Thana” është krijim origjinal me:

– Kompozitor/Producent: Mixey
– Tekst & interpretim: Doruntina Shala (Tayna)

Beat-i dhe prodhimi muzikor janë pronë e producentit Mixey, sipas rregullave standarde të industrisë muzikore. Edhe vetë kompozitori ka qenë i qartë që pala tjetër nuk ka pretendime mbi beat-in, pasi ai është krijim i producentit.

Gjithashtu, znj. Alida Hisku në një intervistë tjetër ka deklaruar se këngën “na e ka dhuruar”, gjë që bie në kundërshtim të plotë me pretendimet aktuale. Këto kontradikta të theksuara në deklarime krijojnë konfuzion publik dhe dëmtojnë padrejtësisht reputacionin e artistes.

Sa i përket aspektit financiar: çmimi i një beat-i profesional në tregun aktual dhe kërkesa e tyre për këtë 10% të këngës është dukshëm më i lartë. Megjithatë, ne kemi respektuar plotësisht shumën e kërkuar nga pala tjetër, pa negociata dhe pa kontestim, pikërisht për respekt ndaj moshës, kontributit artistik dhe figurës së saj. Pagesa është bërë ashtu siç është kërkuar prej tyre.

Pra:

– Të drejtat janë marrë me kontratë.
– Pagesa është bërë sipas kërkesës së tyre.
– Beat-i është pronë e producentit sipas rregullave të industrisë.
– Deklaratat publike janë në kontradiktë me njëra-tjetrën.

Duke qenë se ekziston dokumentacion i qartë dhe prova financiare, çdo raportim që sugjeron të kundërtën cenon drejtpërdrejt reputacionin e Tayna-s dhe ekipit të saj.

Në rast se vazhdohet me publikime të pavërteta apo insinuata që dëmtojnë figurën e artistes, do të detyrohemi të ndërmarrim hapa ligjorë për mbrojtjen e reputacionit dhe për shpifje.

Ne nuk kërkojmë polemikë publike. Kërkojmë vetëm raportim të drejtë dhe të bazuar në fakte.

Nëse nevojitet verifikim, jemi të gatshëm të paraqesim dokumentacionin përkatës.

Faleminderit për profesionalizmin tuaj!”

Ekipi i Tayna-s ka vënë në dispozicion të Anabel dokumentacionin përkatës të marrëveshjes dhe pagesës, i cili është parë dhe verifikuar nga stafi i redaksisë.

Ndërkohë, për të kuptuar më qartë aspektin financiar dhe praktikën e tregut për përdorimin e sample-ve apo vargjeve nga këngë ekzistuese, Anabel është konsultuar edhe me një ekspert të fushës së të drejtës së autorit, i cili preferoi të mbetet anonim.

Sipas tij, në të drejtën e autorit nuk ekziston një “çmim minimal” apo tarifë bazë për përdorimin e një pjese muzikore. Pagesa varet nga disa faktorë thelbësorë:

– Sa e dëshirueshme është pjesa që merret (sa e njohur apo identifikuese është ajo)
– Sa e famshme është pala që jep
– Sa e famshme është pala që e përdor
– Si përdoret pjesa (gjatësia dhe roli brenda këngës së re)
– Negociatat konkrete mes palëve

Edhe në tregjet europiane, ku ekzistojnë institucione më të forta për mbrojtjen e të drejtave të autorit, nuk ka çmime fikse për raste të tilla. Një marrëveshje mund të jetë 0 euro, nëse palët bien dakord për autorizim pa kompensim financiar, por mund të arrijë edhe në qindra apo mijëra euro, në varësi të reputacionit dhe potencialit komercial të projektit.

Eksperti shtoi se në Ballkan, veçanërisht për përdorime të këngëve të vjetra, ndodh shpesh që të mos ketë pagesë fare, çka lidhet edhe me mungesën e informacionit ose padijen juridike të artistëve më të hershëm. Në rastet kur ka pagesë, për përdorime të pjesshme të një kënge, shumat zakonisht variojnë nga 400 deri në 1,000 euro përgjithësisht.

Eksperti sqaroi gjithashtu se pagesa për përdorimin e një pjese muzikore jepet për të drejtën e autorit dhe zakonisht ndahet në përqindje mes palëve që kanë të drejta mbi veprën.

Në praktikë, pjesën më të madhe e përfiton kompozitori, si krijues i strukturës muzikore. Më pas vjen tekstshkruesi; interpretuesi ose palë të tjera marrin një përqindje më të vogël, në varësi të marrëveshjes dhe natyrës së përdorimit. Edhe në këtë rast, theksoi ai, nuk ka skemë fikse të detyrueshme: përqindjet dhe ndarja varen nga kontrata konkrete dhe dakordësimi mes palëve.

“Në të drejtën e autorit nuk ekziston çmim standard - ekziston vetëm autorizimi dhe ajo që është rënë dakord mes palëve,” theksoi ai.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

EXCLUSIVE / What is the truth about the song "Thana"? Tayna's manager reacts

EKSKLUZIVE / Si qëndron e vërteta për këngën

Following statements made by singer Alida Hisku on the show "Mes'dritë" on Vizion Plus, regarding the use of her voice in Tayna's "Thana" project, the issue has received widespread public attention and raised questions about the legal aspect of the agreement and financial compensation.

Given that the statements directly touched on issues of copyright, contractual authorizations and payments, Anabel Media officially contacted the management of Doruntina Shala (Tayna) to request more information about the use of the song “Vajzat e fshatit tim”, a song composed by Enver Shëngjergjin, lyrics by Zhuliana Jorganxhi and performed by Alida Hisku.

Below, we are publishing the full and unchanged statement sent by the artist's manager, Rina Malsori.

"Hello,

I am addressing you as the manager of Doruntina Shala (Tayna) regarding the recent reports and statements made by Alida Hisku regarding the "Thana" project.

For professional correctness and to avoid any misinformation, I am presenting the facts:

The copyright for the verse “Ana e pas ana o, lumit të fshati tim” has been acquired by regular contract with Enver Shëngjergji, as the party that granted the authorization. The beneficial party is Doruntina Shala (Tayna).

The contract is signed and the payment has been made in the total amount of €1,500, according to the request and agreement of the party itself:

– €1,000 for rights
– €250 for each of the relevant parties

So we have a regular agreement, with documentation and full financial compensation.

The song "Thana" is an original creation with:

– Composer/Producer: Mixey
– Lyrics & interpretation: Doruntina Shala (Tayna)

The beat and musical production are the property of producer Mixey, according to standard music industry rules. The composer himself has been clear that the other party has no claims on the beat, as it is the producer's creation.

Also, Ms. Alida Hisku in another interview stated that the song "was given to us", which is in complete contradiction with the current claims. These contradictions highlighted in the statements create public confusion and unfairly damage the artist's reputation.

Regarding the financial aspect: the price of a professional beat in the current market and their demand for this 10% of the song is significantly higher. However, we have fully respected the amount requested by the other party, without negotiation and without dispute, precisely out of respect for her age, artistic contribution and image. The payment was made as requested by them.

So:

– The rights were obtained by contract.
– The payment was made at their request.
– The beat is the property of the producer according to industry rules.
– The public statements are contradictory.

Given that there is clear documentation and financial evidence, any reporting that suggests otherwise directly damages the reputation of Tayna and her team.

If false publications or insinuations that damage the artist's image continue, we will be forced to take legal steps to protect her reputation and for defamation.

We are not looking for public controversy. We are only looking for fair and fact-based reporting.

If verification is needed, we are ready to present the relevant documentation.

Thank you for your professionalism!”

Tayna's team has made the relevant agreement and payment documentation available to Anabel, which has been viewed and verified by the editorial staff.

Meanwhile, to more clearly understand the financial aspect and market practice for using samples or verses from existing songs, Anabel also consulted with an expert in the field of copyright, who preferred to remain anonymous.

According to him, in copyright there is no "minimum price" or basic fee for the use of a piece of music. The payment depends on several essential factors:

– How desirable is the part being taken (how well known or identifiable it is)
– How famous is the giving party
– How famous is the using party
– How is the part being used (length and role within the new song)
– Concrete negotiations between the parties

Even in European markets, where there are stronger institutions for copyright protection, there are no fixed prices for such cases. A deal can be 0 euros, if the parties agree to authorization without financial compensation, but it can also reach hundreds or thousands of euros, depending on the reputation and commercial potential of the project.

The expert added that in the Balkans, especially for the use of older songs, it often happens that there is no payment at all, which is also related to the lack of information or legal ignorance of the earlier artists. In cases where there is a payment, for partial uses of a song, the amounts usually range from 400 to 1,000 euros in general.

"In copyright there is no minimum price - there is only authorization and what is agreed upon between the parties," he emphasized.