Showbiz

Refren ikonik, pagesë simbolike? Alida Hisku flet për 250 eurot që i dërgoi Tayna

Refren ikonik, pagesë simbolike? Alida Hisku flet për 250 eurot
Foto: Tayna/ Instagram, Alda Hisku/ Vizion Plus

Gjatë një interviste në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, këngëtarja Alida Hisku foli për jetën e saj, ikjen nga Shqipëria, por edhe rikthimin e një prej këngëve të saj përmes Tayna-s.

Kënga “Thana” e Tayna-s, e cila u publikua pak muaj më parë, arriti të kishte shumë sukses, falë edhe vargjeve dhe zërit të përdorur në këngë. Kënga e saj fillonte me zërin e Alida Hiskut, teksa ajo këndonte këngën “Vajzat e fshatit tim”.

Refren ikonik, pagesë simbolike? Alida Hisku flet për 250 eurot

Gjatë intervistës që zhvilloi ditën e djeshme, Alida Hisku ndau më shumë detaje nga momenti kur kjo ide iu propozua deri te "shpërblimi" që asaj iu dha në këmbim.

"Dikush, Tayna ose si të them unë, menaxherët e Tayna-s, i kishin treguar për këtë këngë të bukur shqiptare që 50 vjet akoma këndohet nga tre breza. Dhe biznesi, siç është sot dihet, se ne, shqiptarët e brezit tim, nuk punojmë për biznes. Biznesi atë e futi që të merrte pak a shumë edhe publikun tim të Shqipërisë, edhe publikun e Kosovës, menduan që të merret kënga ime si fillim. Pra, si punë karremi.”

Refren ikonik, pagesë simbolike? Alida Hisku flet për 250 eurot

Pasi kjo ide ishte diskutuar, ajo pretendon se Tayna e telefonoi për t’i komunikuar dhe propozuar një bashkëpunim.

“Edhe më merr në telefon Tayna edhe më thotë: ‘Alida, dua të bëj këngën tënde dhe do të marr një pjesë nga zëri yt.’ M’u duk… e pashë në dy aspekte. Si konkurrencë unë nuk shikoj asnjë lloj këngëtareje, sepse, thashë edhe një herë, unë jam e një brezi tjetër. Unë marr qëllimin, nuk marr interesat personale.”

Refren ikonik, pagesë simbolike? Alida Hisku flet për 250 eurot

Sipas saj, qëllimi i vetëm që ajo kishte ishte që një këngë shqiptare të shkonte te publiku i Kosovës, siç u shpreh edhe vetë, suksesi nuk i interesonte aspak. Më pas, ajo thotë se Tayna i kërkoi numrin e telefonit të kompozitorit të këngës, Enver Shëngjergjit, dhe tekstshkrueses Zhuliana Jorganxhi. Më vonë, pas dy javësh, Tayna i kishte dërguar 250 euro, pretendon këngëtarja.

Kur u pyet se si u ndje kur mori atë shumë, Hisku tha se nuk ndjeu asgjë, sepse nuk ia kishte shitur këngën, por ia kishte dhuruar. Sa i takon parave, u shpreh se i konsideron si një simbol, por mendoi se më shumë duhej t’i jepeshin kompozitorit, i cili jeton në Shqipëri me një pension të vogël, si dhe tekstshkrueses së këngës, duke qenë se janë në moshë të vjetër.

“Por mua nuk më ngre as nuk më ul," tha ajo.

Kur u pyet nga moderatorja nëse do t’i kthente lekët nëse do të kishte mundësinë, ajo u shpreh se do ta bënte.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Reagimi i Tayna-s:

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Iconic chorus, symbolic payment? Oo Alida Hisku talks about the 250 euros that Tayna sent her

Refren ikonik, pagesë simbolike? Alida Hisku flet për 250 eurot
Photo: Tayna/ Instagram, Alda Hisku/ Vizion Plus

During an interview on the show "Mes'dritë" on Vizion Plus, singer Alida Hisku spoke about her life, her escape from Albania, but also the return of one of her songs through Tayna.

Tayna's song "Thana", which was released a few months ago, managed to be very successful. The success came thanks to the lyrics and the voice used in the song. Her song began with the voice of Alida Hisku, as she sang the song "Vajzat e fshatit tim".

Refren ikonik, pagesë simbolike? Alida Hisku flet për 250 eurot

During the interview she conducted yesterday, Alida Hisku shared more details from the moment this idea was proposed to her to the "reward" she was given in return.

"Someone, Tayna or how should I say, Tayna's managers, had told him about this beautiful Albanian song that 50 years later is still sung by three generations. And business, as it is today, is known that we, Albanians of my generation, do not work for business. Business brought it in to more or less take my Albanian audience, and the Kosovo audience, they thought to take my song first. So, as a bait job."

Refren ikonik, pagesë simbolike? Alida Hisku flet për 250 eurot

After this idea was discussed, Tayna called him to communicate and propose a collaboration.

"Tayna even calls me and says: 'Alida, I want to do your song and I'll take a part of your voice.' It seemed to me... I saw it in two aspects. I don't see any kind of singer as competition, because, I said it again, I'm from a different generation. I take the goal, I don't take personal interests."

Refren ikonik, pagesë simbolike? Alida Hisku flet për 250 eurot

According to her, her only goal was for an Albanian song to reach the Kosovo public, as she herself expressed, success did not interest her at all. Then, Tayna asked for the phone number of the song's composer, Enver Shëngjergji, and the lyricist Zhuliana Jorganxhi. Later, after two weeks, Tayna sent him 250 euros.

When asked how she felt when she received that amount, she said she felt nothing, because she had not sold the song to him, but had donated it. As for the money she received, she considered it symbolic, but thought that more should have been given to the composer, who lives in Albania on a small pension, as well as the lyricist of the song, given that they are old.

"But it doesn't raise me or lower me," she said.

When asked by the moderator if she would return the money if she had the chance, she said she would.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)