Cardi B dhe Stefon Diggs thuhet se janë ndarë përfundimisht pasi dyshohet se ai "e ka tradhtuar shumë herë".
"Ata janë gjithmonë nën tension pranë njëri-tjetrit," tha një burim për Us Weekly për dyshen që qenka ndarë disa ditë para Super Bowl 2026.
"Kjo nuk është hera e parë që ata ndahen", shtoi burimi i brendshëm.

"Ai e ka tradhtuar aq shumë herë. Miqtë e Cardi-t janë përpjekur t'i tregojnë se ai nuk është i duhuri për të dhe se ajo meriton më mirë."
Cardi B tani është "beqare dhe duke kërkuar sërish dashurinë", tha burimi, duke shtuar se "ajo ndihet e lirë".
Burimi i tha medias se fituesja e çmimit Grammy po përqendrohet "në muzikën e saj tani dhe e kuptoi se nuk dëshiron të shqetësohet për këtë çështje gjatë turneut."

Thashethemet se Cardi, 33 vjeç, dhe Diggs, 32 vjeç, ishin ndarë u përhapën pas Super Bowl, në fillim të këtij muaji.

Reperja e hitit “Bodak Yellow” u largua menjëherë nga stadiumi Levi's në Santa Clara, Kaliforni, pasi ishte prezente në shfaqjen e Bad Bunny-t gjatë pushimit të pjesës së parë. Ajo nuk qëndroi për të brohoritur për të dashurin e saj gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, gjë që nxiti spekulimet për ndarje.
Për më tepër, Cardi dhe Diggs nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.


Cardi B dhe Stefon Diggs filluan të dilnin së bashku në vitin 2025, duke e bërë lidhjen zyrtare në Instagram qershorin e kaluar. Ata sollën në jetë një djalë në nëntor të vitit 2025.
Stefon Diggs ka pesë fëmijë të tjerë me pesë gra të tjera, katër prej të cilëve kanë ardhur në jetë në vitin 2025. Cardi B aktualisht është e divorcuar nga Offset, 34 vjeç, me të cilin ka tre fëmijë.




