Metropolitan

“F*ck, marry, kill”: Përgjigjet e Gwyneth Paltrow janë goxha logjike (& zgjedhjet të vështira)

“F*ck, marry, kill”: Përgjigjet e Gwyneth Paltrow janë
Ivan Romano / Getty Images

 
Gwyneth Paltrow luajti lojën e famshme “F*ck, marry, kill” me tre prej burrave më të njohur në Hollyëood dhe meqë u vu me shpatulla në mur, dha ca përgjigje të përsosura.
 
Në episodin e ri të podkastit “The Goop”, aktorja 52-vjeçare mori pjesë në një edicion të veçantë “Më pyet për çfarë të duash”, ku iu desh të vendoste se me cilin prej tre aktorëve të famshëm do të bënte seks, me cilin do martohej dhe cilin do “hiqte qafe”. Opsionet ishin: Robert Downey Jr.; Timothée Chalamet dhe Jude Law.

“F*ck, marry, kill”: Përgjigjet e Gwyneth Paltrow janë
Robert/ Timothée/ Jude


Gwyneth ka luajtur rolin e Pepper Potts në filmat “Iron Man” dhe “Avengers”, ku ishte fillimisht asistentja dhe më tej, gruaja e Tony Stark (Robert).

“F*ck, marry, kill”: Përgjigjet e Gwyneth Paltrow janë
Gwyneth & Robert

Gjitashtu, ka luajtur rolin e Marge, e dashura e Dicike Greenleaf-it (Jude Law) në “The Talented Mr. Ripley”. Ndërsa me Timothée Chalamet, Gwyneth do të shfaqet në filmin e ardhshëm, “Marty Supreme”, që pritet të dalë më 25 dhjetor 2025.

“F*ck, marry, kill”: Përgjigjet e Gwyneth Paltrow janë
Gwyneth & Timothée

“Është e pamundur... nuk ka shans të përgjigjem,” tha Gwyneth fillimisht, përpara se të jepte përgjigjen më logjike.

“Do të martohesha me Robert-in, sepse do të qeshnim pafund dhe do të kishim një jetë të çuditshme por shumë argëtuese. Do të udhëtonim gjithandej. Pastaj, tanimë jemi praktikisht të martuar nëpër filma, ndaj ç’ndryshim ka?”, u përgjigj aktorja. Pra, “marry” për Robert.

Jude Law është fiks për “f*ck”, por përpos faktit që është simboli i një burri seksi, arsyeja e vërtetë është mosha e Timothée.

“Do të ishte sikur do i vidhja djepin Timothée. Fëmijët e mi do më vrisnin (nëse do bëja seks me të)”, u shpreh ajo.

Kështu që, mbeti vetëm një person për të "vrarë". Por më pas, themeluesja e “Goop” i dha një kthesë gjithë lojës, me një përgjigje që bën sens.

“Do martohem dhe do bëj seks me të tre, si t’ju duket?” shtoi ajo. “Jam një grua moderne, nuk po ‘vras’ më askënd. Paqe.”

Ironikisht, kjo nuk është hera e parë që Gwyneth përballet me këtë “ultimatum”. Në një episod të vitit 2023 të “Call Her Daddy” me Alex Cooper, ajo e luajti këtë lojë, por këtë herë, me ish-at: Brad Pitt, Ben Affleck dhe Chris Martin!

“F*ck, marry, kill”: Përgjigjet e Gwyneth Paltrow janë
Gwyneth & Ben

Me Brad Pitt ka qenë e lidhur nga viti 1994-1997. Ata u fejuan në vitin 1996 dhe u ndanë një vit më vonë. Me Ben, u lidh nga viti 1999-2000 dhe me Chris Martin, u martua në vitin 2003 dhe u ndanë zyrtarisht në vitin 2016. Bashkë kanë 2 fëmijë: vajzën Apple dhe djalin Moses.

“F*ck, marry, kill”: Përgjigjet e Gwyneth Paltrow janë
Gwyneth & Chris


Gwyneth zgjodhi të bënte seks me Brad; të (ri)martohej me Chris se i ka dhuruar 2 fëmijë që janë dashuria e jetës së saj dhe të vrasë Ben, i cili dukshëm ishte më pak i preferuar në lojë.

“F*ck, marry, kill”: Përgjigjet e Gwyneth Paltrow janë
Gwyneth & Brad


Megjithatë, Gwyneth i dha merita, pasi ishte “teknikisht i përkryer” në krevat, por qenka çështje personaliteti…

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast