Metropolitan

Hailey Bieber tregon sekretin pse ajo dhe Justin duken kaq mirë kohët e fundit

Hailey Bieber tregon sekretin pse ajo dhe Justin duken kaq mirë kohët
Foto: Hailey dhe Justin Bieber/ Getty

Hailey Bieber ka folur hapur për martesën dhe mëmësinë nën dritën e famës, në një intervistë të re për GQ.

Modelja dhe themeluesja e Rhode, 28 vjeçe, tha se ajo dhe bashkëshorti Justin Bieber, 31 vjeç, po përpiqen të ruajnë ekuilibrin mes familjes dhe karrierave të tyre:

“Ne po i marrim gjërat me qetësi, pa u nxituar,” u shpreh Hailey. “Të dy jemi shumë mbrojtës ndaj djalit tonë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë, por jeta jonë është publike, ndaj do t’i përballojmë gjërat kur të vijnë.”

Çifti, që ka një djalë 15-muajsh me emrin Jack Blues, duket se ka gjetur ritmin e duhur në mënyrën se si ndajnë, dhe si nuk ndajnë, momente nga jeta e tyre me publikun.

“Jam shumë e qetë me mënyrën se si po e menaxhojmë këtë,” tha ajo.

Hailey shtoi se Justin është një mbështetje e madhe në gjithçka, përfshirë edhe biznesin e saj të bukurisë:

“Burri im përdori produktet e Rhode që në fillim dhe i adhuron. Kam shumë miq meshkuj që janë po aq të fiksuar pas tyre.”

Ajo pranoi gjithashtu se ka ndihmë për kujdesin ndaj djalit, diçka për të cilën “nuk është aspak e turpëruar”:

“Nuk do të mund të bëja gjithçka që bëj pa ndihmë, dhe jam shumë mirënjohëse për këtë.”

Sipas Hailey-t, sekreti i marrëdhënies me Justin është i thjeshtë: shumë dashuri, mbështetje dhe durim, pa presion, pa nxitim.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Hailey Bieber reveals the secret behind why she and Justin look so good lately

Hailey Bieber tregon sekretin pse ajo dhe Justin duken kaq mirë kohët
Photo: Hailey and Justin Bieber/ Getty

Hailey Bieber has spoken openly about marriage and motherhood in the light of fame, in a new interview with GQ.

The model and founder of Rhode, 28, said that she and husband Justin Bieber, 31, are trying to maintain balance between their family and careers:

"We're taking things slow, not rushing," Hailey said. "We're both very protective of our son and that's never going to change, but our lives are public, so we'll take things as they come."

The couple, who have a 15-month-old son named Jack Blues, seem to have found the right rhythm in how they share, and don't share, moments from their lives with the public.

“I'm very comfortable with how we're managing this,” she said.

Hailey added that Justin is a huge support in everything, including her beauty business:

“My husband has been using Rhode products since the beginning and loves them. I have many male friends who are equally obsessed with them.”

She also admitted that she has help caring for her son, something she is "not at all ashamed of":

“I couldn't do everything I do without help, and I'm so grateful for that.”

According to Hailey, the secret to her relationship with Justin is simple: lots of love, support and patience, no pressure, no rush.