Showbiz

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët:

Drama mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Së fundmi, në konflikt është përfshirë edhe ish-parukieri i Nicola Peltz, i cili ka dalë publikisht në mbështetje të familjes Beckham, duke hedhur akuza të rënda ndaj Nicola-s.

Justin Anderson, i cili ka punuar me Peltz në vitin 2014 gjatë turneut promovues të filmit “Transformers: Age of Extinction”, komentoi në Instagram se Nicola ishte “një nga njerëzit e famshëm më të këqij” me të cilët kishte punuar ndonjëherë. Ai e quajti atë një “mollë të kalbur” (bad apple – nënkupton një person problematik, që prish harmoninë e grupit/familjes, që ndikon për keq te të tjerët) dhe sugjeroi se problemi në këtë konflikt nuk është familja Beckham, por vetë Nicola.

“E dija që kjo martesë nuk do t’i bënte mirë asaj familjeje,” shtoi Anderson më vonë në një story në Instagram, duke thënë se kishte ndjerë “energji të keqe” që në fillim. “Kur dikush nuk është i sjellshëm, kjo del gjithmonë në pah. Nuk mund ta fshehësh,” shkroi ai.

Deklaratat e tij vijnë vetëm pak ditë pasi Brooklyn Beckham tronditi rrjetin me një postim të gjatë në Instagram, ku sulmoi hapur prindërit e tij. Ai i akuzoi ata për “gënjeshtra të panumërta” dhe për përpjekje të vazhdueshme për të “shkatërruar martesën” e tij me Nicola-n. Në deklaratë, Brooklyn tha se nuk dëshiron të pajtohet me familjen dhe se për herë të parë në jetën e tij po mbron veten.

Më shumë për dramën:

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast