Showbiz

Janë ndarë apo jo? Shpati vendos “pikat mbi i” për raportin e tij me Selvijen!

Janë ndarë apo jo? Shpati vendos “pikat mbi i” për
Selvije Jao & Shpat Kasapi

Shpat Kasapi, i ftuar në “Weekend” në Klan Kosova, foli ndër të tjera edhe për raportin e tij me Selvije Jaon, tanimë, ish-bashkëshorten. Ndonëse më parë ishte shprehur se nuk ishin ndarë, këtë herë saktësoi se në fakt, nuk janë më bashkë, por rrinë për hatër të djalit.

“Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë të mirë por nuk jemi bashkë, rrimë për hatër të djalit”, u shpreh këngëtari.

Ai ceku edhe deklaratën e Selvijes pas lajmit se Shpati ishte dhunuar në një dasmë ku ishte ftuar si këngëtar, duke u shprehur se nuk i intereson “shkrimi i saj”.

Janë ndarë apo jo? Shpati vendos “pikat mbi i” për

Selvija, pas lajmeve, publikoi një foto në Instastory dhe shkroi:

“Nuk hakmerrem sepse Zoti është krijuesi, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda, përfundojnë duke shkatërruar jetën e tyre”.

Sa i përket deklaratave kontradiktore, Shpati, në “Kosova Live”, u shpreh se nuk ishin ndarë.

“Selvija është një tip - sepse dihet që çdo çift ka debate - Selvija e shpreh gjithë emocionin dhe ndjeshmërinë. Pastaj dhe ndoshta i bie pishmanit, por ashtu e ka tipin. E ka bërë atë, tani është duke bërë dhe një libër për këto situatat e ndryshme, ne u zumë pak dhe kjo ishte historia.”

Pra gjithçka, sipas Shpatit, ishte thjesht një krizë që u tejkalua:

“U fry pak, është një lajm që u fry pak. Kam pasur faj unë, neglizhenca ime prej jetës që unë bëj, kjo ka qenë një arsye e madhe. Gabime të gjithë bëjmë në jetë.”

Por, Selvija, nga ana tjetër, përmes një postimi në rrejtet sociale nënkuptoi se nuk po fliste, për të ruajtur reputacionin e dikujt. Khëm-khëm, postimi u publikua pas deklaratës së Shpatit. Gjithsesi, ja ku e morëm vesh, janë ndarë, por sipas këngëtarit, vijojnë të jenë miq. Versionin e Selvijes s’e dimë…

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast