Metropolitan

Jennifer Lawrence flet për situatën në Gaza: “Ajo që po ndodh është gjenocid, kam frikë”

Jennifer Lawrence flet për situatën në Gaza: “Ajo që
Google Image

Aktorja e njohur, Jennifer Lawrence, ka mbajtur një qëndrim të fortë publik në mbështetje të Palestinës, duke e cilësuar situatën në Rripin e Gazës si “asgjë më pak se gjenocid”. Ky koment erdhi të premten gjatë një konference për shtyp në Festivalin e Filmit në San Sebastian.

“Po dridhem sepse është poshtëruese.

Ajo që po ndodh nuk është asgjë më pak se gjenocid dhe është e papranueshme”, – tha Lawrence, 35 vjeçe, kur u pyet për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Fituesja e çmimit Oscar dhe nënë e dy fëmijëve, shprehu shqetësimin për pasojat e kësaj situate, jo vetëm për popullin palestinez, por edhe për brezat e rinj kudo në botë.

“Kam frikë për fëmijët e mi, për të gjithë fëmijët. Është shumë e trishtë që mungesa e respektit dhe retorika përçarëse në politikën amerikane po bëhen normale për të rinjtë,” – shtoi ajo.

Lawrence theksoi se votuesit e rinj po rriten me idenë se politika është e pandershme, se politikanët gënjejnë pa u ndëshkuar dhe se mungesa e empatisë është e pranueshme. Ajo shtoi se heshtja përballë padrejtësive në një pjesë të botës mund të sjellë pasoja edhe në vende të tjera.

“Do të doja të mund të thosha apo bëja diçka që do ta rregullonte këtë situatë jashtëzakonisht të dhimbshme dhe të gabuar moralisht. Por shpeshherë frika jonë për të folur është sepse fjalët tona keqinterpretohen ose përdoren për të ndezur më shumë urrejtje.

Megjithatë, është e rëndësishme të mos harrojmë kush mban përgjegjësi, çfarë mund të bëjmë dhe kur është koha të ngrihemi e të votojmë.”

Lawrence është shprehur më parë për ndryshimet në bindjet e saj politike. Në një intervistë të vitit 2020, ajo zbuloi se në zgjedhjet e saj të para votoi për republikanin John McCain.

E lindur në një familje konservatore në Kentucky, Lawrence ka deklaruar se me kalimin e kohës ka ndryshuar qëndrimet e saj politike, sidomos për shkak të mospërputhjes së vlerave sociale me politikat e djathta.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Jennifer Lawrence speaks out on the situation in Gaza: "What's happening is genocide, I'm afraid"

Jennifer Lawrence flet për situatën në Gaza: “Ajo që
Google Image

Actress Jennifer Lawrence has taken a strong public stance in support of Palestine, calling the situation in the Gaza Strip “nothing short of genocide.” The comment came Friday during a press conference at the San Sebastian Film Festival.

"I'm shaking because it's humiliating."

"What is happening is nothing short of genocide and it is unacceptable," said Lawrence, 35, when asked about the conflict in the Middle East.

The Oscar winner and mother of two expressed concern about the consequences of this situation, not only for the Palestinian people, but also for young generations around the world.

"I fear for my children, for all children. It's so sad that the disrespect and divisive rhetoric in American politics is becoming normal for young people," she added.

Lawrence noted that young voters are growing up with the idea that politics is dishonest, that politicians lie with impunity, and that a lack of empathy is acceptable. She added that silence in the face of injustices in one part of the world can have consequences in other places.

"I wish I could say or do something that would fix this extremely painful and morally wrong situation. But often our fear of speaking up is because our words are misinterpreted or used to fuel more hatred."

However, it is important not to forget who is responsible, what we can do, and when it is time to stand up and vote.”

Lawrence has previously spoken out about her changing political beliefs. In a 2020 interview, she revealed that in her first election, she voted for Republican John McCain.

Born into a conservative family in Kentucky, Lawrence has stated that over time she has changed her political stances, especially due to the incompatibility of social values ​​with right-wing politics.