Metropolitan

Jennifer Lopez (pas katër martesash) ka një super mendim për unazën #5

Jennifer Lopez (pas katër martesash) ka një super mendim për
Jennifer Lopez/ Getty Images

Jennifer Lopez nuk ka ndër mend ta veshë fustanin e bardhë sërish. Të paktën, jo së shpejti.

Gjatë koncertit të saj në Bilbao, Spanjë, pjesë e turneut të saj “Up All Night”, që shënon rikthimin në skenë pas gjashtë vitesh pushim, dikush në publik mbante një pankartë ku shkruhej “J.Lo, martohu me mua?”

Jennifer Lopez (pas katër martesash) ka një super mendim për

Përgjigjja e saj ishte po aq e drejtpërdrejtë dhe autoironike:

“Mendoj se kam mbaruar punë me këtë pjesë. E kam provuar disa herë.”

Ouch!

Lopez, e cila është divorcuar së fundmi nga Ben Affleck në janar të këtij viti, ka pasur një histori dashurie që ka kaluar nëpër altar më shumë se një herë. Që nga Ojani Noa në fund të viteve ’90, te Cris Judd, Marc Anthony (babai i binjakëve të saj Emme dhe Max), e deri te romanca që riktheu nostalgjinë me Ben Affleck, ajo e ka provuar (dhe riprovuar) idenë e martesës.

Jennifer Lopez (pas katër martesash) ka një super mendim për

Por mesa duket, J.Lo tani ka zgjedhur t’i përkushtohet skenës, fansave dhe siç po dëshmohet në çdo paraqitje të saj në Europë, vetes.

Turneu i saj do të vazhdojë deri në mujin gusht, me ndalesën e fundit në Itali. Sa për unazat? Ato ndoshta do t’i lërë për performancat skenike.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

J.Lo (after four marriages) has this epic response to ring number 5

Jennifer Lopez (pas katër martesash) ka një super mendim për
Jennifer Lopez/Getty Images

Jennifer Lopez has no plans to wear the white dress again. At least, not anytime soon.

During her concert in Bilbao, Spain, part of her "Up All Night" tour, which marks her return to the stage after a six-year hiatus, someone in the audience held a banner that read "J.Lo, will you marry me?"

Jennifer Lopez (pas katër martesash) ka një super mendim për

Her response was equally direct and self-deprecating:

"I think I'm done with this part. I've tried it a few times."

Ouch!

Lopez, who recently divorced Ben Affleck in January of this year, has had a love story that has crossed the altar more than once. From Ojani Noa in the late '90s, to Cris Judd, to Marc Anthony (father of her twins Emme and Max), to her nostalgic romance with Ben Affleck, she's tried (and tried again) the idea of marriage.

Jennifer Lopez (pas katër martesash) ka një super mendim për

But apparently, J.Lo has now chosen to dedicate herself to the stage, her fans, and as is evident in every appearance she makes in Europe, to herself.

Her tour will continue until August, with the final stop in Italy. As for the rings? She'll probably leave them for stage performances.