Jim Carrey i shtohet listës së artistëve të njohur që largohen nga Twitter. Përmes një postimi lamtumire të martën, 29 nëntor, ai shkroi:
"Unë po largohem nga Twitter, por së pari, këtu është një karikaturë që kam bërë me mikun tim Jimmy Hayward. Është i bazuar në pikturën time të një feneri të vjetër e të çmendur, që qëndron 'lakuriq' në një stuhi, duke thirrur engjëjt dhe duke ndezur llambën e tij për të na udhëhequr në një natë të pabesë. Ju dua shumë të gjithëve!"
Njerëzit janë përpjekur të gjejnë *kuptime* pas videos, edhe pse duket se pas saj nuk fshihet diçka e veçantë. Apo jo?!
I’m leaving Twitter, but 1st here’s a cartoon I made ëith my friend Jimmy Hayëard. It’s based on my painting of a crazy old Lighthouse Keeper, standing naked in a storm, summoning the angels and shining his lamp to guide us through a treacherous night. I love you all so much! ;^j pic.Twitter.com/Cqmp74A87r
— Jim Carrey (@JimCarrey) November 29, 2022
Një numër i konsiderueshëm të njohurish janë larguar nga Twitter pas marrjes së platformës nga miliarderi i teknologjisë Elon Musk. Carrey ndjek hapat e Gigi Hadid, Whoopi Goldberg, Sara Bareilles, Toni Braxton, Shonda Rhimes, etj. Megjithatë, nuk dihet ende nëse kjo është arsyeja e largimit të aktorit.
Bye Jim pic.Twitter.com/Aqe7iUVhjf
— Andreë ëhitehouse (@GolfAndreë) November 29, 2022
Për më tepër, orët po kalojnë dhe Carrey ende s'e ka mbyllur llogarinë e tij.
"Do mbyll Twitter-in, por në fillim do lajmëroj se do e mbyll. Pastaj do pres se çfarë do shkruajnë njerëzit për mua në lidhje me faktin që kam mbyllur Twitter-in", shkroi dikush për komedianin.
Burimi: Yahoo!