Metropolitan

Justin Bieber rrëfehet hapur për herë të parë: “E di që jam i shkatërruar” 

Justin Bieber rrëfehet hapur për herë të parë: “E
Justin Bieber/ Photo Credits: Getty Composite

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Justin Bieber zgjodhi t’i fliste botës pa filtra. Në një postim të ndjerë në Instagram, këngëtari 31-vjeçar shkroi:

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë të shërohem. A nuk mendoni se, nëse do mundesha të rregulloja veten, do ta kisha bërë tashmë?”

Një rrëfim që nuk vjen rastësisht. Prej muajsh, Bieber është përballur me shpërthime publike ndaj paparacëve, por duket se kjo është vetëm sipërfaqja e një krize më të thellë psikologjike që po e shoqëron prej kohësh.

Ai e pranoi vetë: po përballet me zemërim të fortë dhe sa më shumë përpiqet të “rregullojë” veten, aq më shumë përkeqësohet.

Në postimin e tij emocional, Justin pranon se i është drejtuar besimit për të kërkuar paqe – por edhe ai rrugëtim është bërë lodhës dhe i mundimshëm.

“Jam i rraskapitur nga procesi i vetëshërimit,” shkruan ai, duke zbuluar një ndjeshmëri që zakonisht e mbulon pas famës dhe kamerave.

Justin Bieber rrëfehet hapur për herë të parë: “E
@justinbieber/ Instagram

Çfarë po ndodh me Justin Bieber?

TMZ, që e ka ndjekur nga afër jetën e tij, tregon se pas kësaj rrëmuje fshihen probleme më të thella – që nga martesa e trazuar, përdorimi i substancave, deri te vështirësitë financiare që kanë ngritur pyetje serioze për të ardhmen e artistit.

Për shumë fansa, kjo është një thirrje për ndihmë – për të tjerë, një kujtesë se edhe yjet nuk janë imunë ndaj luftërave që ne nuk i shohim përtej filtrave.

Duket se pas buzëqeshjes së djeshme të idhullit të pop-it, sot ka vetëm një djalë që kërkon paqe.

Burimi: TMZ

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Justin Bieber opens up for the first time: "I know I'm devastated" 

Justin Bieber rrëfehet hapur për herë të parë: “E
Justin Bieber/ Photo Credits: Getty Composite

In the early hours of this morning, Justin Bieber chose to speak to the world without filters. In a late Instagram post, the 31-year-old singer wrote:

"People keep telling me to get better. Don't you think that if I could fix myself, I would have done it by now?"

A confession that does not come by chance. For months, Bieber has faced public outbursts against the paparazzi, but it seems that this is only the surface of a deeper psychological crisis that has been accompanying him for a long time.

He admitted it himself: he is dealing with intense anger, and the more he tries to "fix" himself, the worse it gets.

In his emotional post, Justin admits that he has turned to faith to seek peace - but even that journey has become tiring and arduous.

“I am exhausted by the process of self-healing,” he writes, revealing a sensitivity he usually hides behind fame and cameras.

Justin Bieber rrëfehet hapur për herë të parë: “E
@justinbieber/ Instagram

What's going on with Justin Bieber?

TMZ, which has been closely following his life, shows that behind this mess lie deeper problems - from a troubled marriage, substance use, to financial difficulties that have raised serious questions about the artist's future.

For many fans, this is a cry for help – for others, a reminder that even stars are not immune to the struggles we don't see beyond the filters.

It seems that behind yesterday's smile of the pop idol, today there is only a boy seeking peace.

Source: TMZ