Metropolitan

Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin zyrtarisht fund fejesës

Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin zyrtarisht fund fejesës
Foto: Katy Perry dhe Orlando Bloom/ WireImage

Duket se Katy Perry dhe Orlando Bloom nuk janë më në të njëjtën frekuencë emocionale.

Burime për revistën People kanë konfirmuar se këngëtarja 40-vjeçare dhe aktori britanik 48-vjeçar janë ndarë zyrtarisht, duke i dhënë fund një marrëdhënieje që zgjati thuajse një dekadë – përfshirë një fejesë, një vajzë të përbashkët dhe shuuumë rikthime pas ndarjesh të vogla. 

Katy dhe Orlando u njohën në një festë të Golden Globes në 2016, duke luftuar – jo për vëmendje – por për një hamburger.

"Ai as nuk ishte ulur në tavolinën tonë," kujtonte Perry në një intervistë për American Idol. "Zgjati dorën për të marrë hamburgerin tim dhe unë i thashë: ‘Hej, është i imi ky!’"

Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin zyrtarisht fund fejesës

Kaq mjaftoi që lidhja të fillonte, të bëhej “Instagram-official” në Kanë dhe më pas të ndalonte për pak në vitin 2017. Megjithatë, të dy kanë qenë të hapur për marrëdhënien e tyre dinamike. “Jemi të rritur, jemi miq, nuk ka dramë,” tha Orlando Bloom pas ndarjes së parë. Spoiler: kishte dramë, por të menaxhueshme.

Pas një rikthimi në vitin 2018 dhe disa dalje zyrtare në tapetin e kuq, Orlando Bloom i propozoi Katy Perry-t në ditën e Shën Valentinin të vitit 2019 – me miratimin e prindërve të saj, siç e kërkon tradita. Më vonë, Katy konfirmoi shtatzëninë në klipin “Never Worn White” dhe në gusht 2020, lindi vajza e tyre, Daisy Dove.

Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin zyrtarisht fund fejesës

Dasma e planifikuar në Japoni u shty për shkak të pandemisë, por çifti vazhdoi të mbështeste njëri-tjetrin profesionalisht. Por, siç ndodh me shumicën e romancave që fillojnë me një hamburger dhe përfundojnë me një ftohje të ngadaltë, diçka s’funksionoi.

Në intervistat e fundit, Katy fliste me shumë finesë për anët “spirituale dhe të egos” që përplaseshin mes tyre. Për një moment dukej sikur ata të dy e kishin kuptuar “dashurinë e pjekur”. Por, edhe dashuria e pjekur lodhet. Dhe ndonjëherë, nuk ka as faje, as dramë në mes – thjesht, lidhja nuk ecën më.

Burimi: People

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Katy Perry and Orlando Bloom officially end their engagement

Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin zyrtarisht fund fejesës
Photo: Katy Perry and Orlando Bloom/WireImage

It seems that Katy Perry and Orlando Bloom are no longer on the same emotional frequency.

Sources have confirmed to People magazine that the 40-year-old singer and the 48-year-old British actor have officially split, ending a relationship that lasted almost a decade - including an engagement, a daughter together and many comebacks after minor breakups. 

Katy and Orlando met at a Golden Globes party in 2016, fighting – not for attention – but over a hamburger.

"He was never sitting at our table," Perry recalled in an interview for American Idol. "He reached out to take my burger and I said, 'Hey, that's mine!'"

Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin zyrtarisht fund fejesës

That was enough for the relationship to start, go " Instagram-official " at Cannes, and then briefly stop in 2017. However, the two have been open about their dynamic relationship. "We're adults, we're friends, there's no drama," Orlando Bloom said after their first breakup. Spoiler : there was drama, but it was manageable.

After a comeback in 2018 and a few official red carpet appearances, Orlando Bloom proposed to Katy Perry on Valentine's Day 2019 — with her parents' approval, as tradition requires. Katy later confirmed her pregnancy in the music video for "Never Worn White," and in August 2020, their daughter Daisy Dove was born.

Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin zyrtarisht fund fejesës

The planned wedding in Japan was postponed due to the pandemic, but the couple continued to support each other professionally. But, as with most romances that start with a hamburger and end with a slow chill, something went wrong.

In recent interviews, Katy spoke with great subtlety about the “spiritual and ego” sides that clashed between them. For a moment, it seemed like they had both figured out “mature love.” But even mature love gets tired. And sometimes, there’s no blame, no drama — it just doesn’t work anymore.

Source: People