Metropolitan

Kemi dasmë?! Gigi dhe Bradley mund të martohen ❤️

Kemi dasmë?! Gigi dhe Bradley mund të martohen ❤️
GC Images

 

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper mund të shkojnë së shpejti drejt altarit…të paktën sipas një burimi për Page Six.

Një person anonim dhe i afërt me çiftin, tregoi se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze dhe se Bradley Cooper po mendon që “të martohet dhe të bëjë fëmijë me Gigi-n”.

Ylli i “The Hangover”, 50 vjeç dhe supermodelja, 30 vjeç, ndezën për herë të parë thashethemet për një romancë në tetor 2023, kur u panë në një darkë romantike në restorantin e famshëm “Via Carota” dhe që asokohe, nuk janë ndarë më.

Thuhet se të dy duan fëmijë dhe “ata e shohin veten me një familje të përzier, me vajzat e tyre dhe fëmijë të përbashkët”, u shpreh një tjetër person, ndërsa një burim i tretë tha se “ata janë jashtëzakonisht të lumtur dhe duket sikur jetojnë në botën e tyre”.

Kemi dasmë?! Gigi dhe Bradley mund të martohen ❤️

Cooper ka një vajzë 7-vjeçare me ish-partneren e tij, modelen Irina Shayk.

Kemi dasmë?! Gigi dhe Bradley mund të martohen ❤️

Hadid ka një vajzë 5-vjeçare me ish-të dashurin e saj, Zayn Malik, me të cilin është ndarë në vitin 2018 dhe bashkëprindërojnë.

Në janar, një burim i tha People se fëmijët e Cooper dhe Hadid kalojnë kohë së bashku.

Kemi dasmë?! Gigi dhe Bradley mund të martohen ❤️

“Janë shumë të ëmbël. Ata janë të zënë me punë, por gjithashtu i japin përparësi marrëdhënies së tyre me vajzat”, tha personi në fjalë.

Gigi dhe Bradley nuk para kanë folur për marrëdhënien e tyre, por modelja, u shpreh si rrallëherë për Vogue se “ndihet me fat”.

“Mendoj se të arrish në një pikë kur e di çfarë dëshiron dhe meriton në një marrëdhënie është thelbësore. Pastaj, të gjesh dikë që është në një fazë të jetës së tij ku edhe ai e di çfarë dëshiron dhe meriton… dhe që të dy punoni veçmas për të qenë partneri më i mirë i mundshëm për njëri-tjetrin. Ndihem me të vërtetë me fat”, u shpreh ajo.

Yll do dukej Gigi si nuse, që të jemi të sinqertë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast