Metropolitan

Këta filma ndoshta nuk do t’ju duken shumë të frikshëm, derisa të zbuloni se janë bazuar në histori të vërteta

Këta filma ndoshta nuk do t’ju duken shumë të
Shutterstock

Filma si “The Amityville Horror”, “Nightmare on Elm Street” dhe “The Texas Chainsaw Massacre” u bënë menjëherë klasikë dhe pjesë e historisë së kinemasë hollivudiane, por një arsye shumë e rëndësishme pse këto filma patën sukses të menjëhershëm ishte fakti se ishin në fakt arti që imitonte jetën. Sepse, në fund të fundit, çfarë është më e frikshme sesa një histori që mund të ndodhë vërtet ty ose dikujt që njeh?
 
Këta filma janë edhe më të frikshëm sepse janë bazuar pikërisht në histori të vërteta!
 
“The Amityville Horror”

Këta filma ndoshta nuk do t’ju duken shumë të

Edhe pse debati vazhdon ende nëse ngjarjet paranormale që thuhet se ndodhën në “112 Ocean Ave” në Amityville, janë të vërteta apo jo, vrasjet që çuan në krijimin e historisë janë pa dyshim reale.
 
Më 13 nëntor të vitit 1974, Ronald Joseph DeFeo Jr., 23 vjeç, u ngrit në mes të natës dhe qëlloi për vdekje gjithë familjen e tij: prindërit Louise dhe Robert Sr., si dhe motrat e vëllezërit Dawn, Allison, Marc dhe John. Në gjyq, ai përdori mbrojtjen për shkak të çmendurisë, duke pretenduar se dëgjonte zëra që i thoshin ta bënte, sipas NBC News.
 
Pas burgosjes së DeFeo Jr., shtëpia u nxor në shitje një vit më vonë dhe aty u shpërngulën George dhe Kathleen Lutz, me tre fëmijët e tyre. Familja raportoi një sërë ngjarjesh paranormale në shtëpi, të cilat frymëzuan historinë e “The Amityville Horror”. Thuhet se përndjekjet ishin aq të rënda, sa ata u larguan në mes të natës vetëm një muaj pasi ishin zhvendosur.
 
Historia e familjes Lutz është vënë në dyshim, sidomos pasi familja tjetër që jetoi më pas aty, e përbërë nga James dhe Barbara Cromarty, nuk përjetuan asgjë të pazakontë për një dekadë.
 
“A Nightmare on Elm Street”

Këta filma ndoshta nuk do t’ju duken shumë të
 
Jo, nuk ka pasur kurrë ndonjë vrasës fëmijësh që i përndiqte adoleshentët në ëndrra. Megjithatë, koncepti i Freddy Krueger iu shfaq regjisorit Wes Craven pasi lexoi një artikull për një djalë që vdiq në gjumë pas maktheve të tmerrshme që përjetonte.

“Lexova një artikull në “L.A. Times” për një familje që kishte shpëtuar nga vdekja në Kamboxhia dhe kishte ardhur në SHBA. Gjithçka ishte mirë e bukur, por djali i vogël nisi të kishte makthe shumë shqetësuese. U tha prindërve se kishte frikë të flinte, sepse gjëja që e ndiqte do ta kapte, prandaj përpiqej të rrinte zgjuar me ditë të tëra. Kur më në fund ra në gjumë, prindërit menduan se gjithçka kishte kaluar. Por natën u dëgjuan ulërima. Kur arritën tek ai, djali kishte vdekur në mes të një makthi.” — tha Craven për “Vulture” në vitin 2014.

Kjo histori u bë baza e “A Nightmare on Elm Street”.
 
“The Conjuring”

Këta filma ndoshta nuk do t’ju duken shumë të
 
Edhe pse nuk është 100% i bazuar në historinë e vërtetë, sërish frymëzohet nga jeta e Roger dhe Carolyn Perron, të cilët u shpërngulën në një shtëpi në Rhode Island në vitin 1971, ku përjetuan ngjarje paranormale.
 
Hetuesit shpirtërorë Ed dhe Lorraine Warren kanë rol të madh në film, por në realitet nuk ishin aq të përfshirë. Madje, sipas “The Providence Journal”, Roger Perron i përzuri nga shtëpia kur ata u paraqitën para tij. Filmi bazohet në librat e Andrea Perron, vajza më e madhe e çiftit, e cila i kujtonte qartë ato ngjarje.
 
“Annabelle”

Këta filma ndoshta nuk do t’ju duken shumë të
 
Ed dhe Lorraine Warren ishin gjithashtu të përfshirë edhe në historinë e Annabelle. Ata besonin se një kukull, e quajtur Raggedy Ann ishte aq e pushtuar, sa duhej mbajtur e mbyllur në muzeun e tyre okult në Connecticut.
 
Dy vajza të reja, Donna dhe Angie, kërkuan ndihmën e një prifti pasi një person spiritual u kishte thënë se kukulla ishte e pushtuar nga shpirti i një vajze 7-vjeçare të quajtur Annabelle Higgins. Më vonë, çifti Warren i paralajmëruan vajzat se shpirti nuk ishte i pafajshëm, por “në kërkim të një trupi njerëzor.” Pas një ekzorcizmi, kukulla u zhvendos në muze, ku qëndron edhe sot.
 
“The Exorcist”

Këta filma ndoshta nuk do t’ju duken shumë të
 
Ngjarjet që frymëzuan “The Exorcist” lidhen me një djalë 13-vjeçar të quajtur Roland Doe, i tronditur nga vdekja e hallës së tij, e cila e kishte mësuar të përdorte lojën Ouija (e cila të lejon të bashkëbisedosh me shpirtrat).
 
Pas vdekjes së saj, ai filloi të dëgjonte zëra, gërvishtje në mur dhe të ndiente lëvizje të shtratit. Kisha Katolike u përfshi dhe ati E. Albert Hughes kreu ekzorcizmin e parë në shkurt të vitit 1949. Disa ditë më vonë, në trupin e djalit dolën gërvishtje që formonin fjalën “Louis”, çka e bëri familjen të udhëtonte në St. Louis për ndihmë.
 
Atje, ati Walter Halloran dhe Rev. William Bowdern vazhduan ritualin deri në prill, kur djali tha se djalli ishte larguar.
 
Më vonë, u zbulua se Roland Doe ishte në fakt Ronald Edwin Hunkeler, një inxhinier i NASA-s që kontribuoi në uljen e njeriut në Hënë në 1969. Identiteti i tij u zbulua vetëm pas vdekjes në vitin 2020.

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast