Anabelizim

Kush i jep pak pushim një gruaje?

Kush i jep pak pushim një gruaje?
Foto: peachypoolz/ Pinterest

Çdo sekondë në këtë planet dikush po shpik diçka të re, po nis një projekt, po dështojnë dhe po ngrihen sërish. Bota ecën me ritëm marramendës dhe kjo jo vetëm prej zhvillimit të teknologjisë, por dhe nga ambicia jonë e vazhdueshme për vetëpërmbushje.

Ndërkohë diku është një nënë e re, në orën 03:00 të mëngjesit. Nga njëra dorë ushqen krijesën e vogël me gji, ndërsa me dorën tjetër mban telefonin dhe pyet veten si mund “të mos mbetem pas”. Ndërkohë që ajo ka qenë “duke krijuar një njeri”, shokët e saj kanë çuar përpara idetë e tyre.

E kuptoj qartë: bota e burrit dhe e gruas nuk rrotullohet me të njëjtën shpejtësi.

Dikush mund të thotë: “Një grua lehonë nuk ka pse të mendojë për punën kaq shpejt.” Mirë, po “kush i jep asaj pak pushim”? Kush e pret të rikthehet në kohën e saj?

A mbaron ndonjëherë roli i nënës? Jo.

Po koha, a i jep asaj të njëjtin shans për të mos humbur momentumin? Edhe më pak.

Mëmësia është gjëja më madhështore që kam përjetuar. Më ka dhënë forcë të marr malet, sepse dua që vajza ime të ketë një shembull përballë. Por një zë i brendshëm i çdo gruaje në vendin tim pyet: A është akoma në kohë? Apo humba trenin? A duhet të pranoj më pak sukses, vetëm sepse nisi disa stacione më vonë?

Zhvillimi nuk i pret. As suksesi nuk i pret.

Nga ana tjetër, pritshmëritë ndaj saj, si grua, si nënë, si profesioniste, rrinë të pandryshuara. Madje shpesh rriten.

Kush vendosi që gara të fillojë kur ajo ende po “mbledh kockat”? A jam vetëm në këtë luftë të brendshme mes hyjnores së të qenit nënë dhe zjarrit për të ecur me ritmin e botës? Besoj që jo.

Dhe pikërisht ndaj pyes veten: Kush i jep pak pushim një gruaje?

Ps: Shkruar nga një mami e re, mes sfidash për të qenë mamaja perfekte për bebin e saj, por dhe e përgjegjshmja për punën. E gjitha kjo ende gjatë 40 ditëve, e që më bën të mendoj mos edhe këtë ndjesi e kam “prej hormoneve”?

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në letra@anabel.al.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Who gives a woman a break?

Kush i jep pak pushim një gruaje?
Photo: peachypoolz/ Pinterest

Every second on this planet someone is inventing something new, starting a project, failing and getting back up again. The world moves at a dizzying pace, not only due to the development of technology, but also to our constant ambition for self-fulfillment.

Meanwhile, somewhere, there is a young mother, at 3:00 in the morning. With one hand she breastfeeds her little creature, while with the other she holds her phone and wonders how she can “not be left behind.” While she has been “creating a human,” her friends have been pushing their own ideas forward.

I understand clearly: the world of men and women does not rotate at the same speed.

Someone might say: “A woman who has just given birth has no reason to think about work so soon.” Well, but “who gives her a little rest”? Who expects her to return to her own time?

Does the role of a mother ever end? No.

What about time, does he give her the same chance to not lose momentum? Even less.

Motherhood is the greatest thing I have ever experienced. It has given me the strength to climb mountains because I want my daughter to have an example to follow. But an inner voice in every woman in my country asks: Is it still time? Or did I miss the train? Should I accept less success just because I started a few stations later?

Development doesn't wait for them. Success doesn't wait for them either.

On the other hand, the expectations placed on her, as a woman, as a mother, as a professional, remain unchanged. They often even increase.

Who decided that the race should start when she is still "collecting bones"? Am I alone in this internal struggle between the divinity of motherhood and the fire of keeping up with the pace of the world? I believe not.

And that's exactly why I ask myself: Who gives a woman a break?

Ps: Written by a new mom, amidst the challenges of being the perfect mom to her baby, but also responsible for her work. All this still during the 40 days, which makes me think, is this feeling I have "from hormones"?

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories”  column – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  letra@anabel.al .