Relationships

Ky është artikulli i vetëm që duhet të lexosh, nëse sapo je ndarë!

Ky është artikulli i vetëm që duhet të lexosh,
Google

Pas një ndarje, ndjenja e vetmisë është e natyrshme dhe e pashmangshme. Kjo ndodh sepse ajo që merr nga një partner është e veçantë dhe nuk mund të zëvendësohet lehtë.

Ti ndihesh i/e vetmuar sepse kërkon atë lidhje dhe nuk ke gjetur dikë me të cilin ta përjetosh përsëri. Nëse nuk ke fjetur, do të ndihesh i/e lodhur dhe praktikisht, është e njëjta teori. Nëse nuk ke dashuruar askënd për një kohë të gjatë, do të kesh një dëshirë të fortë për atë përvojë dhe do të ndihesh i/e vetmuar.
 
Por ka një dallim midis ndjesisë së vetmisë dhe idesë "Unë jam i/e vetmuar." Njëra është një ndjesi që vjen e shkon; tjetra është një identitet. Në vend që ta shohësh vetëm si një ndjesi të përkohshme, ti e ke shndërruar në diçka më të madhe, më të thellë. Por nuk është faji yt. Pa e kuptuar, je programuar për ta perceptuar vetminë si një pengesë.
 
Mund ta kuptosh origjinën e kësaj ndjesie, por kjo nuk e hedh poshtë faktin se ajo është e vërtetë dhe e vazhdueshme. Vetmia është një gjendje që mund të të bëjë të humbasësh shpresën dhe të pyesësh veten, a do të gjej ndonjëherë dashurinë përsëri?
 
Kur ndiejmë vetminë për një kohë të gjatë, fillojmë të besojmë se askush nuk dëshiron të jetë me ne dhe se do të mbetemi gjithmonë vetëm. Vetmia zhvillohet në një ndjenjë dëshpërimi, ndaj është koha për të rishikuar situatën.
 
Fillimisht, ndalo së menduari gjatë atyre momenteve kur ndihesh i/e vetmuar. Ndalo së pyeturi veten nëse do të gjesh ndonjëherë personin që ke ëndërruar. Ndoshta nuk do ta gjesh. Por nëse kjo të trondit, gjëja e fundit që të duhet tani është një marrëdhënie.
 
Pra, le të përballemi me frikën tënde tani, menjëherë. Merr frymë thellë dhe pyet veten: “Çfarë problemi ka nëse nuk gjen kurrë një partner?” A të ndaloi zemra? Kjo “çfarë ndodh nëse" që vazhdon ta pyesësh veten, është ajo që po të pengon të jetosh në të vërtetë.
 
Në vend që të presësh që diçka të ndodhë me ty, ajo pritje prodhon ndjenjën e vetmisë. Por në të vërtetë, nuk është vetmia ajo me të cilën po përballesh. Në thelb, është besimi i thellë që do të mbetesh gjithmonë vetëm. Është dëshpërimi. Për ta ndriçuar këtë hije të rëndë, duhet të përballesh me këtë besim në mënyrë të drejtpërdrejtë. Si? Pranoje.
 
Sigurisht, kjo do të të marrë kohë, por është një hap shumë i rëndësishëm. Ajo që mund të bësh ndërkohë, është të dalësh me miqtë e mirë, të ndjekësh pasionet e tua, të mbash një ditar ku shpreh ndjesitë që ke dhe na beso, kur ta rikujtosh prapë eksperiencën, do të buzëqeshësh me të dhe do të ndihesh krenar/e se sa larg ke shkuar.

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast