Relationships

Ky është lloji më i nënvlerësuar i dashurisë

Ky është lloji më i nënvlerësuar i dashurisë
Pinterest/@niallsirlwife

Në një shoqëri që i jep vazhdimisht përparësi marrëdhënieve romantike, ku vlera e një gruaje matet shpesh nga fakti nëse ajo ka një partner apo ka ndërtuar një familje, miqësia mes grave shpesh mbetet në hije. Dhe megjithatë, pikërisht ajo është aty kur çdo gjë tjetër shembet. Është ajo që të mban në këmbë, kur ti vetë nuk ke forcë të ngrihesh. Është zëri që të thotë të vërtetën pa e ëmbëlsuar, me dashurinë dhe guximin që vetëm një mikeshë e vërtetë mund të ketë.

Ky është lloji më i nënvlerësuar i dashurisë

Nuk duhet shumë që dy gra të krijojnë një lidhje emocionale të thellë me njëra-tjetrën. Mjafton një bisedë e sinqertë, apo një përqafim i papritur. Miqësitë më të qëndrueshme shpesh lindin pikërisht në këto çaste të thjeshta. Gratë kanë aftësinë ta shohin njëra-tjetrën përtej mburojave. E dinë kur duhet të heshtin, kur të flasin, kur të të “hapin sytë” me fjalën e duhur dhe kur thjesht të të lënë të bësh atë që do, pa të gjykuar.

Prania e një mikeshë nuk është thjesht një luks i jetës moderne. Është domosdoshmëri. Është shëruese. Ato çaste kur qeshni derisa ju lotojnë sytë, kur njëra i thotë tjetrës “Të kuptoj”, kur dërgon një mesazh pa ndonjë arsye të veçantë, janë forma të pastër të dashurisë. Dhe kur je me fat që ke dikë të tillë në jetën tënde, kupton se dashuria nuk vjen gjithmonë me premtime apo puthje. Ndonjëherë, vjen me një dorë të zgjatur, një kafe të ngrohtë, një “jam këtu”.

Ky është lloji më i nënvlerësuar i dashurisë

Nëse je larguar nga një shoqe që dikur ishte si pjesë e shpirtit tënd, bëj hapin e parë. Thuaji që të mungon. Nëse ke dikë që ka qenë gjithmonë pranë, thuaji se sa shumë e vlerëson. Nëse ndihesh e vetmuar, jepi vetes lejen të hapesh e të njohësh një shoqe të re.

Sepse në fund të fundit, nuk mbajmë mend gjithmonë fjalët që janë thënë apo ngjarjet që kanë ndodhur. Por gjithmonë mbajmë mend si na bënë të ndihemi. Dhe miqtë e vërtetë kanë një mënyrë të veçantë për të na bërë të ndihemi më pak të vetmuar, më të kuptuar, më njerëzorë dhe më të fortë.

Ky është lloji më i nënvlerësuar i dashurisë

Sepse dashuria mes grave është një formë e qetë, e thellë dhe e pathyeshme e përkatësisë. Dhe kur gjërat bëhen të vështira, ajo është një nga gjërat më të shenjta që mund të kemi.

Shënim: Nëse keni një shoqe që doni të rifilloni miqësinë aty ku e keni lënë, nisini këtë artikull.

Burimi: Marie Claire

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

This is the most underrated type of love.

Ky është lloji më i nënvlerësuar i dashurisë
Pinterest/@niallsirlwife

In a society that constantly prioritizes romantic relationships, where a woman's worth is often measured by whether she has a partner or has built a family, friendship between women is often overshadowed. And yet, it is precisely there when everything else collapses. It is what keeps you on your feet, when you yourself do not have the strength to stand up. It is the voice that tells you the truth without sugarcoating it, with the love and courage that only a true friend can have.

Ky është lloji më i nënvlerësuar i dashurisë

It doesn't take much for two women to form a deep emotional connection with each other. All it takes is a sincere conversation, or an unexpected hug. The most lasting friendships are often born in these simple moments. Women have the ability to see each other through the cracks. They know when to be silent, when to speak up, when to "open your eyes" with the right word, and when to simply let you do what you want, without judgment.

The presence of a friend is not just a luxury of modern life. It is a necessity. It is healing. Those moments when you laugh until your eyes water, when one tells the other “I understand,” when you send a text message for no particular reason, are pure forms of love. And when you are lucky enough to have someone like that in your life, you realize that love doesn’t always come with promises or kisses. Sometimes, it comes with an extended hand, a warm coffee, an “I’m here.”

Ky është lloji më i nënvlerësuar i dashurisë

If you've drifted away from a friend who was once a part of your soul, take the first step. Tell them you miss them. If you have someone who has always been there for you, tell them how much you appreciate them. If you're feeling lonely, give yourself permission to open up and meet a new friend.

Because at the end of the day, we don't always remember the words that were said or the events that happened. But we always remember how they made us feel. And true friends have a special way of making us feel less alone, more understood, more human, and stronger.

Ky është lloji më i nënvlerësuar i dashurisë

Because love between women is a quiet, deep, and unbreakable form of belonging. And when things get tough, it's one of the most sacred things we can have.

Note: If you have a friend you want to pick up where you left off, start with this article.

Source: Marie Claire