Metropolitan

Lana Del Rey publikon për herë të parë foto nga dasma dhe duket një *yll*

Lana Del Rey publikon për herë të parë foto nga dasma dhe
Foto: Lana Del Rey, Jeremy Dufrene/ Shutterstock/ Instagram

Lana Del Rey, këngëtarja enigmatike e hitit “Summertime Sadness”, ka ndarë për herë të parë disa foto intime nga dita e saj e madhe me bashkëshortin Jeremy Dufrene në përvjetorin e parë të martesës së tyre.

Në një postim të publikuar në Instagram të premten (26 shtator), 40-vjeçarja publikoi një seri fotosh të papara më parë, ku shihet e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë duke pozuar dhe duke u puthur me Jeremy-n. Pikërisht aty, në natyrën e egër dhe romantike të Des Allemands, në Louisiana, çifti ka shkëmbyer betimet në një ceremoni të vogël familjare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LANA DEL REY (@honeymoon)

Në një tjetër foto të postuar, të ftuarit, mes tyre edhe producenti Jack Antonoff dhe aktorja Margaret Qualley, shihen duke festuar e brohoritur për çiftin e sapomartuar. Detaje të tjera nga dasma përfshijnë një shishe parfumi me mbishkrimin “Love on the Bayou” dhe një tortë martesore që na kthen pas në një festë të ngrohtë dhe shumë personale.

Lana ndau edhe një video në story ku shihet duke ecur drejt altarit, e shoqëruar nga babai i saj, Robert Grant. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe nëna e saj, Patricia Ann Hill, motra Caroline Grant dhe vëllai Charlie Hill-Grant.

Jeremy, në postimin e tij, zgjodhi fjalë të thjeshta, por plot emocion:

“Vetëm dua t’i uroj nuses sime të çmuar një përvjetor të lumtur të vitit të parë. Na priftë një jetë me dashuri dhe lot gëzimi përpara”, shkroi ai në Instagram.

Lana Del Rey publikon për herë të parë foto nga dasma dhe

Çifti u shfaq për herë të parë publikisht në maj të vitit 2024, kur Lana postoi një foto me Jeremy-n, duke e quajtur "i dashuri im". Më pas, ata u panë dorë për dore në një festival në gusht, ku Lana performoi. Por rezulton se ata njiheshin që nga viti 2019, kur këngëtarja kishte marrë pjesë në një nga turet e aligatorëve të Jeremy-t përmes moçaleve.

Lana Del Rey publikon për herë të parë foto nga dasma dhe

Për të gjithë ata që e kanë ndjekur Lana-n ndër vite, kjo është një dashuri që i përshtatet natyrës së saj : poetike, misterioze dhe gjithmonë pak “larg normales”. Në një intervistë të vjetër për Rolling Stone, ajo pranoi se lidhjet intensive ishin “një zgjatje e procesit krijues” dhe se ajo kërkonte “një të barabartë” me veten: dikë të sigurt, me përvojë dhe prani të fortë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Lana Del Rey posts first wedding photo and looks like a *star*

Lana Del Rey publikon për herë të parë foto nga dasma dhe
Photo: Lana Del Rey, Jeremy Dufrene/ Shutterstock/ Instagram

Lana Del Rey, the enigmatic singer of the hit "Summertime Sadness," has shared for the first time some intimate photos from her big day with husband Jeremy Dufrene on their first wedding anniversary.

In an Instagram post on Friday (September 26), the 40-year-old shared a series of never-before-seen photos of herself in her white wedding dress posing and kissing Jeremy. It was there, in the wild and romantic setting of Des Allemands, Louisiana, that the couple exchanged vows in a small, family-friendly ceremony.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LANA DEL REY (@honeymoon)

In another photo posted, guests, including producer Jack Antonoff and actress Margaret Qualley, are seen celebrating and cheering for the newlyweds. Other details from the wedding include a perfume bottle with the inscription "Love on the Bayou" and a wedding cake that takes us back to a warm and very personal celebration.

Lana also shared a video on her story where she is seen walking down the aisle, accompanied by her father, Robert Grant. Also present at the ceremony were her mother, Patricia Ann Hill, sister Caroline Grant, and brother Charlie Hill-Grant.

Jeremy, in his post, chose simple, yet emotional words:

"I just want to wish my precious bride a happy first year anniversary. May we have a lifetime of love and tears of joy ahead of us," he wrote on Instagram.

Lana Del Rey publikon për herë të parë foto nga dasma dhe

The couple first appeared publicly in May 2024, when Lana posted a photo with Jeremy, calling him "my boyfriend." They were later seen holding hands at a festival in August, where Lana performed. But it turns out they'd known each other since 2019, when the singer took part in one of Jeremy's alligator tours through the swamps.

Lana Del Rey publikon për herë të parë foto nga dasma dhe

For anyone who has followed Lana over the years, it's a love that fits her nature: poetic, mysterious, and always a little "off the beaten path." In an old interview with Rolling Stone, she admitted that intense relationships were "an extension of the creative process" and that she sought "an equal" to herself: someone confident, experienced, and with a strong presence.