Anabelizim

Mes nesh: "Partnerit që s'diti të më dojë ashtu si kisha nevojë!"

Mes nesh: "Partnerit që s'diti të më dojë ashtu si
Mes nesh/ ANABEL

Se unë doja ëndrra të thjeshta, të ndjeshme,

Jo perfekte, por të gjalla, të prekshme.

Me duar të ngrohta e sy që nuk ikin,

Që rrinë në heshtje, por gjithçka ta thonë me shikim.

 

Doja një paqe pa fjalë të mëdha,

Një dashuri që s’më kërkon të jem ndryshe nga ç’jam.

Një dashuri që s'më ngushton në frymë, që më sheh me gjithë plagët,

dhe s'i frikësohet thellësive të mia.

Një shtrat ku lodhja të mos jetë peshë, por arsye për t'u përqafuar më fort.

 

Doja një jetë që s’më rëndon në shpirt,

Një mëngjes pa beteja me veten përditë.

Një dritë që hyn ngadalë, pa më trembur,

Një qetësi që s’më detyron të bëhem një tjetër.

 

Por tani…

Po mësoj të jetoj edhe me zbrazëtinë,

Të gjej dritë edhe kur mbetem në vetmi.

Të pranoj heshtjen kur fjala mungon.

 

Do mësoj t’i dua ditët pa ngjyrë,

Të eci ngadalë pa pasur drejtim.

Sepse ndonjëherë, edhe zbrazëtia është një vend i shenjtë,

ku zemra pushon, e frymën shëron.

Ndonjëherë nuk ka më shumë forcë

se sa të pranosh që je e lodhur… dhe prapë të qëndrosh...

- Poezi e dërguar në mesazhet e #TëPadërguarat nga një grua anonime, dedikuar (ish-) partnerit. Nëse ke dhe ti një mesazh të gjatë, letër, shqetësim që do ta shprehësh anonimisht, na shkruaj në:

- Inbox-in e anabel.entertainment, për rubkrikën "Mes nesh".

- email-in letra@anabel.al, për rubrikën "Untold stories".

Historia jote vlen të dëgjohet. <3

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Between us: "To the partner who didn't know how to love me the way I needed!"

Mes nesh: "Partnerit që s'diti të më dojë ashtu si
Between us/ ANABEL

That I wanted simple, sensitive dreams,

Not perfect, but alive, tangible.

With warm hands and eyes that never leave,

Who sit in silence, but say everything with their looks.

 

I wanted a peace without big words,

A love that doesn't ask me to be different from who I am.

A love that doesn't hold my breath, that sees me with all my wounds,

and is not afraid of my depths.

A bed where fatigue is not a burden, but a reason to hug each other tighter.

 

I wanted a life that didn't weigh on my soul,

A morning without daily battles with myself.

A light that enters slowly, without scaring me,

A calm that doesn't force me to become someone else.

 

But now…

I am learning to live even with emptiness,

To find light even when I am left alone.

To accept silence when words are lacking.

 

I will learn to love the colorless days,

To walk slowly without direction.

Because sometimes, even emptiness is a sacred place,

where the heart rests and the spirit heals.

Sometimes there is no more strength

than to admit that you are tired... and still stay...

- Poem sent in  #Unsent messages by an anonymous woman, dedicated to her (ex-) partner. If you also have a long message, letter, concern that you would like to express anonymously, write to us at:

- Anabel.entertainment's inbox , for the "Among Us" column.

- email letra@anabel.al,  for the "Untold stories" column.

Your story is worth hearing. <3