Anabelizim

Mes nesh: Pse ndihem në faj për të bërë seks që pasi jam bërë nënë?

Mes nesh: Pse ndihem në faj për të bërë seks që
Foto: Mes nesh /ANABEL

"Jam 34 vjeç. Jam nënë prej 5 vitesh. Kam dy fëmijë të vegjël dhe jam prej më shumë se një dekade e lidhur me burrin tim. Jemi njohur që në universitet dhe, si çdo çift, kemi pasur periudhat tona, të mira dhe të vështira, përfshirë dhe ato që lidhen me jetën seksuale.

Por ajo që më shqetëson së fundmi nuk është mungesa e seksit, por mënyra si ndihem kur ndodh.

Sapo u bëra nënë për herë të parë, fillova të ndiej një lloj faji, si një zë i brendshëm që më thoshte “Tani je nënë. Nuk është më koha për këto.”

Dhe nuk flas për ndonjë problem konkret me partnerin, se kemi marrëdhënie të mirë, ai më do, më kupton dhe nuk më bën presion. Por unë nuk ndihem rehat. Madje, kur e mendoj, më mbulohet trupi me një ndjesi faji dhe neverie që nuk e kuptoj plotësisht. Dhe pas aktit, ndonjëherë më vjen të qaj. Ndihem sikur po bëj diçka që bie ndesh me rolin tim si nënë.

Më duket gati-gati sikur nuk mund të jem të dyja: edhe grua që ndjen, kërkon dhe përjeton seks, edhe nënë e mirë që rrit fëmijët me dashuri dhe përkushtim. Edhe pse me mendje e di që kjo është një ndarje absurde dhe patriarkale e roleve, zemra nuk më bindet lehtë. Kam një lloj bllokimi emocional, një pengesë që më ndalon të ndiej kënaqësi, sepse më duket sikur po bëj diçka “të pistë”.

Ka pasur kohë kur kemi bërë seks disa herë në javë dhe kam qenë më e lirshme. Po tani? Kanë kaluar dy muaj që kur kemi bërë seks për herë të fundit dhe nuk ishte përvojë që më pëlqeu. U ndjeva sikur thjesht po “bëja detyrën” dhe kur mbaroi, mezi prisja të dilja nga ajo situatë.

Më ndodhi dhe herën tjetër para asaj dhe tani këto periudha po zgjasin gjithmonë e më shumë. Ndonjëherë ndihem si gruaja që vlen thjesht për punët e shtëpisë dhe për të rritur fëmijët. Nuk ndihem më si ajo vajza që dikur kërkonte, eksperimentonte, dëshironte...

Po e ndaj këtë sepse ndoshta nuk jam e vetmja. Ndoshta edhe gra të tjera që janë bërë nëna dhe kanë ndjerë të njëjtën ndjesi faji, pengese, pasigurie. Dhe dua të kuptoj, a është kjo normale? A është kjo thjesht një fazë? Apo është një shenjë që duhet të flas me një profesionist? Nuk dua ta humbas lidhjen me burrin, nuk dua të mësohem me këtë ndjenjë boshllëku në intimitet, por nuk po di nga t’ia nis.

Nëse është dikush që e ka përjetuar këtë, do doja shumë të lexoja mendimin apo përvojën e saj.

Faleminderit," - shkruar nga një grua e sinqertë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Between Us: Why do I feel guilty about having sex after becoming a mother?

Mes nesh: Pse ndihem në faj për të bërë seks që
Photo: Among Us /ANABEL

"I'm 34 years old. I've been a mother for 5 years. I have two young children and I've been in a relationship with my husband for over a decade. We've known each other since university and, like any couple, we've had our ups and downs, including those related to our sex life.

But what's been bothering me lately isn't the lack of sex, but the way I feel when it happens.

As soon as I became a mother for the first time, I started to feel a kind of guilt, like an inner voice telling me, "You're a mother now. This is not the time for this anymore."

And I don't talk about any specific problem with my partner, because we have a good relationship, he loves me, understands me and doesn't pressure me. But I don't feel comfortable. In fact, when I think about it, my body is covered with a feeling of guilt and disgust that I don't fully understand. And after the act, sometimes I want to cry. I feel like I'm doing something that conflicts with my role as a mother.

It almost seems like I can't be both: a woman who feels, seeks, and experiences sex, and a good mother who raises her children with love and devotion. Even though I know in my mind that this is an absurd and patriarchal division of roles, my heart doesn't easily agree. I have a kind of emotional block, an obstacle that prevents me from feeling pleasure, because it feels like I'm doing something "dirty."

There was a time when we had sex a few times a week and I was more relaxed. What about now? It's been two months since we last had sex and it wasn't an experience I enjoyed. I felt like I was just "doing my homework" and when it was over, I couldn't wait to get out of that situation.

It happened to me before and now these periods are getting longer and longer. Sometimes I feel like the woman who is only good for housework and raising children. I no longer feel like the girl who once sought, experimented, desired...

I'm sharing this because maybe I'm not the only one. Maybe other women who have become mothers have felt the same feelings of guilt, inhibition, insecurity. And I want to understand, is this normal? Is this just a phase? Or is it a sign that I need to talk to a professional? I don't want to lose my connection with my husband, I don't want to get used to this feeling of emptiness in intimacy, but I don't know where to start.

If there is anyone who has experienced this, I would really like to read their thoughts or experiences.

Thank you," - written by a sincere woman.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.