Anabelizim

Mes nesh: Zgjedhja që bëra në moshë ‘të vonë’ i tmerroi njerëzit, por mua më dha jetë

Mes nesh: Zgjedhja që bëra në moshë ‘të

Mes nesh/ ANABEL

"Përshëndetje vajzat e Anabelit. E ndjeva të arsyeshme të ndaj dhe unë historinë time pas mesazheve që kam parë që shumë goca të reja dërgojnë teju.

Isha 62 vjeç kur u ndava nga burri im. Jetoj jashtë Shqipërisë. Pas më shumë se tri dekadash martesë dhe disa vitesh që ishim të dy në pension, vendosa të largohem. Nuk kishte ndonjë arsye dramatike: s’kishte dhunë, s’kishte tradhti. Thjesht... kishte vite që nuk ishim më bashkë, vetëm rrinim në të njëjtën shtëpi. Nuk flisnim më si dikur, nuk ndanim më as interesa, as ëndrra. Jetonim për inerci.

Isha lodhur nga ideja që do të kaloja edhe pjesën tjetër të jetës time në një marrëdhënie ku ndihesha vetëm. Kur e thashë vendimin, miqtë dhe familjarët u tronditën. “Po ku do shkosh tani?”, “Në këtë moshë?”, “E ku do e gjesh një tjetër?” Apo më e zakonshmja: “Mos e prish qetësinë e pleqërisë.”

Por unë nuk kërkoja qetësi, kërkoja jetë. Dhe ishte koha ta gjeja. 

Fillimi nuk ishte i lehtë. Pata përgjysmim të të ardhurave, ndonjë natë më zinte frika dhe ndihesha e humbur. Por çdo ditë ndihesha pak më e lirë. Fillova të kujdesem për veten ndryshe, të lexoj, të dal më shpesh, të njoh njerëz. Madje hapa edhe një profil në një aplikacion për njohje hahahah, për kuriozitet në fillim, por shumë shpejt u bë pjesë e aventurës sime personale.

Një vit më vonë, takova një burrë që më habiti. Pak më i ri, por me shpirt të qetë. Flisnim një gjuhë që nuk e kisha dëgjuar prej kohësh, të mendimit, të dashurisë së butë, të ndjeshmërisë. Nuk kishim nevojë të shtireshim. E kuptuam menjëherë që kishim ndarë shumë vuajtje të ngjashme dhe ndoshta për herë të parë ndiheshim të pranuar pa kushte.

Sot, katër vite më vonë, ndiej se kam rilindur. Nuk më shqetëson mosha, as rrudhat, as e kaluara. Kam forcë, kurajë, dëshirë për të ndërtuar edhe më shumë. Kam pasion për të shkruar, për të krijuar, për të jetuar pa kërkuar leje nga askush. Nuk më intereson më "çfarë do thonë të tjerët". Kam humbur shumë vite duke u përpjekur të jem gruaja që duhej. 

Kjo zgjedhje "e vonë" më dha një jetë të re. Dhe nëse ndonjë grua e re apo "e vjetër" si unë qoftë, që po e lexon këtë letër ndodhet në udhëkryq, e bllokuar mes frikës dhe dëshirës për më shumë, po i them me zemër: kurrë nuk është vonë për të mos pranuar më pak se ç’meriton.

Jeta nuk ka afat skadence vajza. Dhe dashuria për veten, në çdo moshë, është revolucion më vete," - shkruar nga një zonjë për Anabel, për rubrikën "Mes nesh".

Shënim: Artikulli është përshtatur nga redaksia për qëllime editoriale dhe qartësie. Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Among Us: The choice I made at a 'late' age horrified people, but it gave me life

 

Mes nesh: Zgjedhja që bëra në moshë ‘të
Between us/ ANABEL

 

"Hello Anabel's girls. I felt it was only right to share my story after the messages I've seen so many young girls send you.

I was 62 when I separated from my husband. I live outside Albania. After more than three decades of marriage and several years of both being retired, I decided to leave. There was no dramatic reason: there was no violence, there was no betrayal. It was just... we hadn't been together for years, we just lived in the same house. We didn't talk like we used to, we didn't share any interests or dreams. We lived by inertia.

I was tired of the idea of ​​spending the rest of my life in a relationship where I felt alone. When I announced my decision, my friends and family were shocked. “Where are you going now?”, “At this age?”, “Where will you find someone else?” Or the most common: “Don't disturb the peace of old age.”

But I wasn't looking for peace, I was looking for life. And it was time to find it. 

The beginning wasn't easy. My income was cut in half, I would get scared at night and feel lost. But every day I felt a little freer. I started taking care of myself differently, reading, going out more often, meeting people. I even opened a profile on a dating app hahahah, out of curiosity at first, but it soon became part of my personal adventure.

A year later, I met a man who surprised me. A little younger, but with a calm soul. We spoke a language I hadn't heard in a long time, of thought, of tender love, of sensitivity. We didn't need to pretend. We realized immediately that we had shared many similar sufferings and perhaps for the first time we felt unconditionally accepted.

Today, four years later, I feel reborn. I am not bothered by age, nor wrinkles, nor the past. I have strength, courage, desire to build even more. I have a passion for writing, for creating, for living without asking permission from anyone. I no longer care about "what others will say". I have wasted many years trying to be the woman I should be. 

This "late" choice gave me a new life. And if any woman, young or "old" like me, who is reading this letter is at a crossroads, trapped between fear and desire for more, I say to her from the bottom of my heart: it is never too late to not accept less than you deserve.

"Life has no expiration date, girl. And self-love, at any age, is a revolution in itself," - written by a lady for Anabel, for the "Among Us" column.

Note: The article has been adapted by the editorial team for editorial purposes and clarity. Copyright Anabel.al / Reprinting without the permission of the editorial team is prohibited.