Metropolitan

Mesa duket, Miley Cyrus nuk rri dot pa folur për Liam Hemsworth (edhe pse janë ndarë para 6 vitesh)

Mesa duket, Miley Cyrus nuk rri dot pa folur për Liam Hemsworth (edhe pse
Getty

Disa gjëra Miley Cyrus nuk i ka lënë pas, sidomos kur bëhet fjalë për ish-in, aktorin Liam Hemsworth. Në një intervistë për Vogue, Miley foli për modën e çdo periudhe, e cila simbolizon një evolucion të vërtetë në jetën e saj dhe zbuloi se ende ka rroba që nga marrëdhënia me Liam-in.

“Kam një fustan që e vesha kur takova ish-burrin tim dhe pastaj kam fustanin që vesha në takimin tonë të parë. Përveç letrave dhe gjërave të tjera, unë me të vërtetë dua të shijoj këto momente të bukura të jetës sime, por duke qenë se këto momente intime kanë qenë gjithashtu momente publike, është pak e vështirë të vendos se çfarë do të ndaj dhe çfarë kurrë nuk do të lejoj të shihet.”

Këngëtarja 32-vjeçare i gjeti këto sende sentimentale ndërsa ishte "zhytur thellë në organizimin" e arkivave të jetës së saj, duke "krijuar një raft për trashëgiminë, që është një përzgjedhje e disa pamjeve nga çdo periudhë”, të cilën ajo do të donte ta rikujtonte, duke vijuar se në fakt, këto veshje tregojnë një zhvillim të vërtetë për të.

Mesa duket, Miley Cyrus nuk rri dot pa folur për Liam Hemsworth (edhe pse

Sigurisht, kjo s’është hera e parë që Miley e përmend Liam, madje, njerëzit kanë aluduar se shumë këngë të saj i janë dedikuar pikërisht aktorit, i cili me thënë të drejtën, s’është se ka bërë ndonjë reagim publik, as nuk ka folur për ish-in në ndonjë intervistë.

Miley dhe Liam u takuan në vitin 2009 në setin e “The Last Song” dhe pak pas përfundimit të xhirimeve, të dy konfirmuan romancën e tyre. Që atëherë, ata ishin në një marrëdhënie me ngritje e ulje deri në vitin 2012, kur Liam i propozoi Miley me një unazë 3.5 karatësh nga Neil Lane. Yjet anuluan fejesën e tyre në shtator 2013, pas shtyrjes së martesës në prill të po atij viti. Megjithatë, në 2016 u ribashkuan, rifilluan aty ku e lanë (me një unazë të re në gishtin e Cyrus) dhe u martuan në dhjetor 2018. Miley e konfirmoi lajmin në Instagram, me një foto ku të dy ishin duke u puthur në ditën e martesës.

Marrëdhënia e tyre mori fund në 2019-ën kur u ndanë.

"Ata kanë vendosur që kjo është më e mira. Të dy po përqendrohen te vetja dhe karrierat e tyre. Ata mbeten prindër të përkushtuar për të gjitha kafshët që ndajnë, duke shfrytëzuar këtë kohë për vete. Ju lutemi respektoni procesin dhe privatësinë e tyre", tha asokohe për People përfaqësuesi i Miley, ndërsa Liam konfirmoi lajmin në Instagram tre ditë më vonë.

Liam bëri kërkesën për divorc në gusht të vitit 2019, duke dhënë si argument “dallime të pakapërcyeshme”. Një burim i afërt me Miley-n u shpreh për People se këngëtarja nuk e priste që Liam të bënte kërkesën për divorc.

Mesa duket, Miley Cyrus nuk rri dot pa folur për Liam Hemsworth (edhe pse

Më 28 janar të vitit 2020, dyshja u nda zyrtarisht.

Po atë vit, Miley dha një intervistë në podcastin “Joe Rogan Experience” dhe foli për divorcit publik, duke thënë se ishte “tmerrësisht i vështirë.”

“Ajo që ishte vërtet e vështirë nuk ishte fakti që unë dhe dikush që e doja kuptuam se nuk e donim më njëri-tjetrin si më parë. Kjo është në rregull. Mund ta pranoj. Nuk mund të pranoj demonizimin dhe të gjitha ato histori që pasuan”, u shpreh ajo.
 
Që nga ajo kohë, Miley është lidhur me të dashurin e saj, bateristin 26-vjeçar Maxx Morando, ndërsa Liam është fejuar së fundmi me modelen Gabriella Brooks.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast