Relationships

Metoda Kivin: Teknika e seksit oral për një orgazëm më të shpejtë

Metoda Kivin: Teknika e seksit oral për një orgazëm më

Nuk ka një mënyrë të saktë apo të gabuar për të ofruar seks oral të kënaqshëm. Çdo person e di çfarë i pëlqen dhe si e përjeton më mirë kënaqësinë. Megjithatë, herë pas here shfaqen teknika që konsiderohen si “ndryshe nga e zakonshmja”. Një prej tyre është metoda Kivin, një teknikë më pak e njohur, e cila ka tërhequr vëmendje për një arsye specifike: pretendohet se mund të çojë në orgazmë në më pak se tre minuta.

Pavarësisht emrit të pazakontë, praktika në vetvete është e thjeshtë dhe suksesi i saj lidhet me ndryshimin e këndit të stimulimit. Origjina e termit “Kivin” nuk është plotësisht e qartë. Ai përmendet në një artikull të botuar në vitin 2003 në revistën The Atlantic, në një shkrim mbi Javën e Seksit në Yale, por pa një shpjegim të detajuar të kuptimit të emrit.

Në thelb, metoda Kivin është seks oral i kryer nga një kënd anësor. Sipas seksologes së certifikuar Linnea Marie, eksperte në BedBible.com, kjo teknikë është një variant i kunilingusit, ku partneri pozicionohet pingul me trupin e partneres, duke mundësuar stimulimin e klitorisit dhe vulvës nga një kënd lateral. Në këtë pozicion, lëvizja e gjuhës bëhet nga njëra anë në tjetrën përgjatë vulvës dhe klitorisit, në vend të lëvizjes tradicionale lart–poshtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Everygirl® (@theeverygirl)

Teknika përfshin edhe një element praktik. Sipas ekspertes së marrëdhënieve Annabelle Knight, personi që jep stimulimin mund të vendosë gishtin tregues dhe gishtin e madh në secilën anë të klitorisit për ta ngritur lehtë. Dora tjetër, nëse është e lirë, mund të ushtrojë presion të butë dhe të vazhdueshëm në zonën e perineumit (hapësira midis vulvës dhe anusit).

Shkurt, fokusi nuk duhet të jetë vetëm te klitorisi. Kjo metodë inkurajon eksplorimin edhe të labieve të brendshme dhe të jashtme, duke shfrytëzuar një kënd të ndryshëm stimulimi.

Pse konsiderohet më e kënaqshme? Gjithçka lidhet me këndin. Në diskutime të ndryshme online, disa gra shprehen se stimulimi anësor i klitorisit u jep ndjesi më intensive, pasi i afrohet më shumë mënyrës se si ato e stimulojnë veten gjatë masturbimit.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se metoda Kivin nuk garanton orgazëm. Çdo trup është i ndryshëm dhe koha për të arritur kulmin ndryshon nga personi në person. Ajo varet nga lloji i stimulimit, intensiteti, niveli i eksitimit dhe, mbi të gjitha, nga njohja që secili ka për trupin e vet.

 

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast