Metropolitan

“Në kërkim të Adelinës”: çfarë sjell vazhdimi i romanit të errët

“Në kërkim të Adelinës”: çfarë sjell
Foto: fallon o’neil / Pinterest

Pak muaj më parë, romani “Përndjekja e Adelinës” u bë pjesë e diskutimeve mes lexuesve që kërkojnë histori jashtë kornizës së romancave tradicionale. Me një narrativë të errët dhe një qasje jo të zakontë ndaj marrëdhënieve dhe psikologjisë së personazheve, libri la pas një sërë pikëpyetjesh dhe një fund të hapur. Sot, vëmendja zhvendoset te “Në kërkim të Adelinës”, vazhdimi i shumëpritur që synon të zgjerojë universin e krijuar në librin e parë.

Një guidë në romanin e errët “Përndjekja e Adelinës” 

Botimet Living prezanton librin e shumëpritur “Në kërkim të Adelinës”, vëllimin e dytë të “Përndjekja e Adelinës” dhe pjesa e dytë e duetit “Macja dhe Miu”; një roman që shkel çdo kufi të romancës tradicionale dhe i zhyt lexuesit në një botë ku pasioni, frika dhe mania bëhen të pandashme. Paralajmërim: ky nuk është një libër për ata që kërkojnë një histori të ëmbël dashurie, por një udhëtim i errët dhe provokues që të detyron të përballesh me dritën dhe terrin e dëshirës njerëzore. Në këtë libër nuk ka të bardhë apo të zezë, ka vetëm DRITËHIJE!

“Në kërkim të Adelinës”: çfarë sjell

Një botë ku mania shndërrohet në dashuri

Në librin e dytë “Në kërkim të Adelinës”, historia zhvendoset nga loja e rrezikshme drejt pasojave të saj. Adelina përballet me errësirën në formën më brutale, ndërsa Zeidi zhduket nga jeta e saj, por jo nga mendja dhe instinkti i tij për ta gjetur, deri në fund të botës. Rrëfimi ndjek dy rrugë paralele: mbijetesën e Adelinës dhe kërkimin e pamëshirshëm të Zeidit. Është një libër më i errët, më i dhimbshëm dhe më intensiv, ku kufijtë e kontrollit, forcës dhe ndjenjës shtyhen deri në ekstrem.

Një rrëfim që provokon lexuesin

H.D. Carlton shkruan me një stil të errët, të drejtpërdrejtë dhe provokues. Ajo nuk i shmanget skenave të rënda, por i përdor për të nxjerrë në dritë kontrastin mes dëshirës dhe dhunës, mes frikës dhe pasionit. Ky nuk është një roman që e lexon për ngushëllim, por një eksperiencë që të provokon, të sfidon dhe të lë me një duzinë pyetjesh të sikletshme e të parehatshme.

Pasazhe nga libri

Vallë të jetë lodhur nga jeta kjo vajzë? I duket për të qeshur tani? Kur e thua shpesh një fjalë, ajo e humbet kuptimin. Duket si marrëzi, si një tingull i përbërë nga tone që nuk mbartin asnjë domethënie. Një konstrukt që njerëzit e kanë krijuar për të komunikuar dëshirat dhe nevojat e tyre. Po ç’rëndësi kanë fjalët, kur nuk i dëgjon askush?

E dini se ç’është më e bukura për dhembjen? Nuk ekziston ai çasti specifik kur pushon. Si për shembull një buton fikjeje ose ndezjeje. Dhembja shuhet. Ngadalë. Pothuajse aq gradualisht, saqë ti nuk arrin as ta vësh re se kur shuhet plotësisht. Të duket sikur një çast e ndien, pastaj mëson të jetosh me të, ndërsa në fund, vetëm kur e kupton... nuk është më. Puf!

Për botën, unë dhe Zeidi jemi si ekuacion pa zgjidhje. Mezi e gjej zgjidhjen edhe në kokën time. Megjithatë, po më shteron durimi se ç’mendojnë të tjerët. Nuk do ta justifikoj kurrë atë që më ka bërë Zeidi, por do ta fal. Jo vetëm kaq, por do ta pranoj. Pak më parë më tha se donte që të dashurohesha me të gjitha anët e errëta të tij dhe unë këtë kam bërë. Jam dashuruar me çdo pjesë të shkatërruar të tij.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast