Anabelizim

Një episod i thjeshtë në stacionin e autobusit që më bëri të reflektoj

Një episod i thjeshtë në stacionin e autobusit që më
Foto: Pinterest

Po prisja në stacionin e autobusit. Këtu pranë meje u ul një zotëri i moshuar me nipin e tij. Fëmija nisi të këmbëngulte për një akullore. Gjyshi s’pranoi. Fëmija nisi të këmnbëngulte dhe telefonoi të atin. “Merre, biri im.”

Nëse do të duhet ta analizoja situatën si një e rritur njëzetvjeçare, me objektivitet, do të thosha se nuk mund të privosh fëmijën nga dëshirat e tij. Ai është i vogël, nuk mund të rritet me thyerje që në atë moshë. Janë këta fëmijë që rriten plot vetëbesim. Për ta, jeta ka qenë gjithmonë e mirë; kanë marrë çdo gjë që kanë kërkuar. Mjaftonte të përplasje këmbët në tokë dy a tri herë nga inati dhe të derdhje dy pika lot, duke bërtitur me sa fuqi kishe në kokë. Sa e thjeshtë dukej.

Nëse do të përgjigjej fëmija i vogël brenda meje, do të thoshte: “Lëre! Le të plotësoheshin dëshirat më rrallë. Të dëgjoje një këngë më rrallë, të konsumoje një ëmbëlsirë më rrallë,mtë dilnim më rrallë.” Është ai emocion i realizimit që të mban shpirtin gjallë. Ai që të mbush plot shpresë e dëshirë për të vazhduar.

Më kujtohen ato çaste të fëmijërisë sime. Sa emocion ishte të dëgjoje këngën tënde të dashur në televizor - zëri që kumbonte në kupë të qiellit! Ishin ato tri minuta që të bënin të lumtur, dhe orët e pafund të pritjes për ta dëgjuar sërish ishin pjesë e bukurisë. Nëse e dëgjon të njëjtën melodi tërë ditën, ajo bëhet zhurmë për veshët.

Ose ai emocion kur afroheshin festat e fundvitit. Më në fund do të mund të shijoje ëmbëlsirat! E di që, nëse i konsumon gjithë ditën, ato të velin dhe të përziejnë stomakun.

Ajo që e mbante gjallë njeriun ishte rruga, pritja, shpresa dhe tërë ato pështjellime frikërash; nuk ishte kurrë destinacioni.

- Shkruar për Anabel nga një vajzë anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në letra@anabel.al.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

A simple episode at the bus stop that made me reflect

Një episod i thjeshtë në stacionin e autobusit që më
Photo: Pinterest

I was waiting at the bus stop. Here, next to me, sat an elderly gentleman with his grandson. The child began to insist on an ice cream. The grandfather refused. The child began to beg and called his father. “Take it, my son.”

If I had to analyze the situation as a twenty-year-old adult, objectively, I would say that you can't deprive a child of his desires. He's small, he can't grow up brokenly at that age. These are the children who grow up full of self-confidence. For them, life has always been good; they've gotten everything they've asked for. All it took was to stomp your feet on the ground two or three times in anger and shed a few tears, screaming at the top of your lungs. How simple it seemed.

If the little child inside me were to answer, it would say: "Let it go! Let wishes come true less often. Let us listen to a song less often, let us eat a dessert less often, let us go out less often." It is that emotion of accomplishment that keeps your soul alive. The one that fills you with hope and desire to continue.

I remember those moments from my childhood. What a thrill it was to hear your favorite song on TV - the sound echoing through the sky! Those three minutes made you happy, and the endless hours of waiting to hear it again were part of the beauty. If you listen to the same melody all day, it becomes a noise to your ears.

Or that excitement when the holidays were approaching. You'll finally be able to enjoy sweets! I know that if you eat them all day, they'll make your stomach churn and upset.

What kept a person alive was the path, the waiting, the hope, and all those confusing fears; it was never the destination.

- Written for Anabel by an anonymous girl, for the column  "Untold Stories"  - the shelter where we narrate those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we do not want to keep inside. If you also want to share your story, write to us at  letra@anabel.al .