Relationships

Njerëzit që martohen pas kësaj moshe kanë më shumë gjasa të divorcohen, sipas studimit

Njerëzit që martohen pas kësaj moshe kanë më shumë
Getty

Njerëzit shpesh këshillohen të presin derisa të jenë më të pjekur për t'u martuar, duke supozuar se me moshën vjen edhe mençuria. Megjithatë, në çështjet e zemrës, logjika dhe arsyeja shpesh të lënë në “baltë”, dhe ajo që duket e drejtë ndonjëherë rezulton të jetë e gabuar.

Për shumë kohë është menduar se sa më vonë të martohesh, aq më pak janë shanset për divorc.

Si qëndron e vërteta, sipas sociologut Nicholas H. Wolfinger

Njerëzit që martohen pas kësaj moshe kanë më shumë

Studimi i tij zbuloi se personat që martohen rreth moshës 25 vjeç kanë pothuajse gjysmën e rrezikut për divorc krahasuar me ata që martohen në moshën 20 vjeç. Për çdo vit shtesë që prisni pas të 20-ave, ka një ulje prej 11 % të rrezikut për divorc, por kjo vlen deri në moshën 32 vjeç. Pas këtij momenti, rreziku për t’u divorcuar rritet gradualisht.

Wolfinger argumenton se martesa pas kësaj moshe sjell më shumë divorce për shkak të shumë faktorëve, si: fëmijëve nga marrëdhënie të mëparshme apo pritshmëritë e larta.

Megjithatë, kjo analizë është kritikuar. Sociologë të tjerë, si Philip Cohen, shqyrtuan të dhënat më të reja nga 2018–2020 dhe zbuluan se rënia e rrezikut për divorc vazhdon edhe përtej moshës 32, duke qëndruar e ulët në mënyrë relative deri në moshën 45 vjeç. Pra, çështja është shumë më tepër sesa një marrëdhënie matematikore mes moshës dhe divorcit.

Në fund të fundit, mosha është vetëm një nga faktorët.

Ndaj, mos harroni: Martohuni kur ndiheni gati, jo sipas pritshmërive të shoqërisë.

Burimi: Your Tango

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

People who marry after this age are more likely to divorce, according to study

Njerëzit që martohen pas kësaj moshe kanë më shumë
Getty

People are often advised to wait until they are older to marry, assuming that with age comes wisdom. However, in matters of the heart, logic and reason are often left in the dust, and what seems right sometimes turns out to be wrong.

For a long time, it has been thought that the later you get married, the lower your chances of divorce.

How the truth lies, according to sociologist Nicholas H. Wolfinger

Njerëzit që martohen pas kësaj moshe kanë më shumë

His study found that people who marry around age 25 have almost half the risk of divorce compared to those who marry at age 20. For every additional year you wait after age 20, there is an 11 percent decrease in the risk of divorce, but that's only true up until age 32. After that point, the risk of getting divorced gradually increases.

Wolfinger argues that marriage after this age leads to more divorces due to many factors, such as children from previous relationships or high expectations.

However, this analysis has been criticized. Other sociologists, such as Philip Cohen, examined more recent data from 2018–2020 and found that the decline in divorce risk continues beyond age 32, remaining relatively low until age 45. So the issue is much more than a mathematical relationship between age and divorce.

Ultimately, age is just one of the factors.

So, remember: Get married when you feel ready, not according to society's expectations.

Source: Your Tango