Relationships

Po ‘ghostlighting’ ç’është tani? Të shpjegojmë trendin më toksik të lidhjeve romantike

Po ‘ghostlighting’ ç’është tani? Të
Foto: Getty Images / Westend61

Nëse keni përjetuar ndonjëherë përvojën e dikujt që zhduket papritur dhe pastaj kthehet si të mos kishte ndodhur asgjë, atëherë mund të jeni përballur me fenomenin e fundit të takimeve toksike: "ghostlighting". Termi është një kombinim i “ghosting” dhe “gaslighting”, pra dikush largohet pa lajm, dhe kur rikthehet, ju bën të ndiheni sikur jeni ju të çmendur që e pyesni se ku shkoi gjithë atë kohë.

Një person që "praktikon" ghostlighting mund të mohojë kohën që ka kaluar pa kontakt, të argumentojë që jeni të ndjeshëm, ose të përgjigjet me shprehje pasivo-agresive si: “Nuk e dija që kishte një kuotë mesazhesh të përditshme” ose “Nuk kuptova që kishe nevojë për kaq shumë vëmendje”. Qëllimi i tyre? T’ju bëjnë të dyshoni te vetja, te ndjenjat tuaja dhe te realiteti i situatës, kjo është pjesa e “gaslighting”.

Psikologia Sarah Gundle e përshkruan ghostlighting si një “flamur portokalli”, diçka që mund të duket e vogël, por në fakt është destabilizuese. Ajo shpjegon se efekti i tij është që "viktima" të dyshojë te perceptimet e veta dhe të frikësohet të kërkojë komunikim të qëndrueshëm nga partneri/ja.

Gratë shpesh janë më të ndjeshme ndaj këtij manipulimi, për shkak të frikës se mos quhen "të ngjitura" vetëm për shkak se duan një minimum komunikimi të vazhdueshëm.

Pra, nëse një ish-partner/e që është zhdukur nga hiçi tenton të rikthehet, ai duhet të ketë një shpjegim të vërtetë për zhdukjen e tij; në të kundërt, bllokojeni dhe fshijani kontaktin menjëherë. Ghostlighting mund të duket problem i vogël në fillim, por qëllimi i tij është t’ju bëjë të pranoni më pak se sa meritoni dhe nuk ndalon aty.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

What is 'ghostlighting' now? Let's explain the most toxic dating trend

Po ‘ghostlighting’ ç’është tani? Të
Photo: Getty Images / Westend61

If you've ever experienced someone suddenly disappearing and then coming back as if nothing happened, then you may have encountered the latest toxic dating phenomenon: "ghostlighting." The term is a combination of "ghosting" and "gaslighting," meaning someone leaves without a trace, and when they return, you feel like you're crazy for wondering where they went all that time.

A person who is " ghostlighting " may deny the time they've spent without contact, argue that you're sensitive, or respond with passive-aggressive statements like, "I didn't know there was a daily text quota" or "I didn't realize you needed so much attention." Their goal? To make you doubt yourself, your feelings, and the reality of the situation, that's the "gaslighting" part.

Psychologist Sarah Gundle describes ghostlighting as an "orange flag," something that may seem small but is actually destabilizing. She explains that its effect is to make the "victim" doubt their own perceptions and be afraid to seek consistent communication from their partner.

Women are often more susceptible to this manipulation, due to the fear of being called "clingy" just because they want a minimum of constant communication.

So, if an ex-partner who has disappeared out of nowhere tries to get back together, he should have a real explanation for his disappearance; otherwise, block and delete the contact immediately. Ghostlighting may seem like a minor problem at first, but its goal is to make you accept less than you deserve and it doesn't stop there.