Metropolitan

Roli që e bëri Amanda Seyfried të heqë dorë nga botox-i për një vit

Roli që e bëri Amanda Seyfried të heqë dorë nga botox-i
Google Image

Aktorët shpesh sakrifikojnë shumë për një rol, qoftë duke humbur peshë, duke ndryshuar pamjen apo duke dalë nga zona e rehatisë së tyre.

Amanda Seyfried është shembulli i fundit i këtij përkushtimi, pasi për rolin e saj të ri në filmin “Testamenti i Ann Lee”, ajo pranoi dy kushte të qarta nga regjisorja Mona Fastvold: të mos përdorte aspak grim në ekran dhe të mos bënte botox për të paktën një vit.

“Jam aktore, kjo është puna ime dhe ajo që dua të bëj. Mund të heq dorë nga disa gjëra që më pëlqejnë,” tha Seyfried për Etalk.

“Ne bëjmë sakrifica për role që na frymëzojnë dhe ia vlen. E shijuam çdo ditë të xhirimeve. Ishim të lumtur.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Etalk (@etalkctv)

Në një intervistë të mëparshme, ajo tregoi se ndalimi i botox-it ishte një nga sfidat më të mëdha:

“Më duhej të mos bëja botox për një vit, ishte një vështirësi e madhe.

Herën e parë që e provova, mendova se botox-i është fantastik, sepse kam rrudha mimike.”

Roli që e bëri Amanda Seyfried të heqë dorë nga botox-i

Filmi “Testamenti i Ann Lee” pati premierën më 1 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u prit me një ovacion 15-minutësh në këmbë, më i gjati i këtij edicioni, duke kaluar edhe duartrokitjet për “Frankenstein” të Guillermo del Toro (13 minuta).

Sipas përshkrimit zyrtar të festivalit, filmi është një rrëfim epik i frymëzuar nga jeta e Ann Lee, themeluese e Shakers, një lëvizje radikale fetare që lindi në fund të viteve 1700 në Amerikë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

The role that made Amanda Seyfried give up Botox for a year

Roli që e bëri Amanda Seyfried të heqë dorë nga botox-i
Google Image

Actors often sacrifice a lot for a role, whether it's losing weight, changing their appearance, or stepping out of their comfort zone.

Amanda Seyfried is the latest example of this dedication, as for her new role in the film "The Testament of Ann Lee" , she accepted two clear conditions from director Mona Fastvold: not to wear any makeup on screen and not to get Botox for at least a year.

"I'm an actress, this is my job and what I want to do. I can give up some things that I like," Seyfried told Etalk .

"We make sacrifices for roles that inspire us and it's worth it. We enjoyed every day of filming. We were happy."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Etalk (@etalkctv)

In a previous interview, she revealed that stopping Botox was one of the biggest challenges:

"I had to stop getting Botox for a year, it was a big hardship.

"The first time I tried it, I thought Botox was fantastic because I have expression lines."

Roli që e bëri Amanda Seyfried të heqë dorë nga botox-i

The film "The Testament of Ann Lee" premiered on September 1 at the Venice Film Festival, where it was greeted with a 15-minute standing ovation, the longest of this edition, surpassing even the applause for Guillermo del Toro's "Frankenstein" (13 minutes).

According to the festival's official description, the film is an epic narrative inspired by the life of Ann Lee, founder of the Shakers , a radical religious movement that emerged in the late 1700s in America.