Showbiz

Është zyrtare: Arbana Osmani do të moderojë “Ferma VIP”

Është zyrtare: Arbana Osmani do të moderojë “Ferma

Arbana Osmani do të jetë moderatorja e 'reality show'-t televiziv "Ferma VIP", në Vizion Plus. Pas shumë aludimesh në media dhe rrjete sociale, moderatorja ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në Instagram, ku publikoi edhe promon që paralajmëron sezonin e ri.

Në videon promocionale, Arbana shfaqet e rrethuar nga njerëz që kryejnë punët e përditshme të fermës, teksa nuk mungojnë as kafshët, duke dhënë një ide të qartë për atmosferën dhe konceptin e programit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Ky projekt do të shënojë rikthimin e moderatores në televizion, pasi prej disa sezonesh ajo ka qenë larg ekranit. Që nga moderimi i "Big Brother VIP Albania 2", Arbana është fokusuar në projektet e saj online, veçanërisht në kanalin e saj në YouTube me emisionin "Mirëmbrëma Yje".

Ndërkohë, për herë të parë në karrierën e saj televizive, moderatorja do të shfaqet në një logo tjetër televizive nga ajo e Top Channel, duke ngjallur mjaft kuriozitet te publiku dhe ndjekësit e saj.

Më herët, ky format është moderuar nga Fjoralba Ponari dhe Luana Vjollca, po ashtu dy figura të "rritura" profesionalisht në Top Channel.

Ndërkohë, këtë sezon regjia i është besuar partnerit të Arbanës, Eduart Grishajt, duke lënë të kuptohet se i gjithë formati do të tjetërsohet sa i përket konceptit apo anës teknike/vizuale.

E po, urime!

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

It's official: Arbana Osmani will moderate "VIP Farm"

Është zyrtare: Arbana Osmani do të moderojë “Ferma

Arbana Osmani will be the moderator of the television reality show "Ferma VIP" on Vizion Plus. After many hints in the media and social networks, the moderator has confirmed the news through a post on Instagram, where she also published a promo announcing the new season.

In the promotional video, Arbana appears surrounded by people who carry out daily farm chores, while animals are also present, giving a clear idea of ​​the atmosphere and concept of the program.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

This project will mark the moderator's return to television, after she has been away from the screen for several seasons. Since moderating "Big Brother VIP Albania 2" , Arbana has focused on her online projects, especially on her YouTube channel with the show "Mirembrëma Yje ".

Meanwhile, for the first time in her television career, the moderator will appear on a television logo other than that of Top Channel, arousing much curiosity among the public and her followers.

Previously, this format was moderated by Fjoralba Ponari and Luana Vjollca, also two professionally "grown" figures on Top Channel.

Meanwhile, this season, the direction has been entrusted to Arbana's partner, Eduart Grishaj, hinting that the entire format will be different in terms of concept or technical/visual aspects.

Yes, congratulations!