Relationships

Si të flasësh me dikë që beson se ka gjithmonë të drejtë: 3 pyetje të zgjuara

Si të flasësh me dikë që beson se ka gjithmonë të
Pinterest/@dxathscne


Shumica prej nesh kemi të paktën një person në jetën tonë me të cilin është pothuajse e pamundur të mos përplasemi, sepse mendon se di gjithçka dhe është i bindur se ka gjithmonë të drejtë.

Të shmangësh bisedën është një zgjidhje e lehtë, por jo më e mira nëse dëshiron që marrëdhënia të zgjasë. Pra, çfarë mund të bësh me njerëz të tillë?

Eksperti i komunikimit, lidershipit dhe bindjes, Dr. Jeff Bogaczyk, ka ndarë për YourTango.com një metodë me tre hapa për të “zbutur” arrogancën e këtyre personave dhe për t’i bërë ata të dëgjojnë me të vërtetë.

“Mos e humb kohën duke u përpjekur ta bindësh dikë që ka gjithmonë nevojë të ketë të drejtë,” – shpjegon ai. 

“Mos shpenzo orë të tëra me logjikë, fakte dhe argumente, sepse thjesht nuk funksionon.”

Sipas tij, arsyeja është e thjeshtë: kur njerëzit ndihen të sfiduar, ata e perceptojnë si sulm ndaj identitetit të tyre. Si pasojë, nuk të dëgjojnë më, përkundrazi, e thellojnë edhe më shumë qëndrimin e tyre. Nëse ke pasur ndonjë debat politik së fundmi, me siguri e ke përjetuar këtë.

Në vend që të përpiqesh t’i “mposhtësh” me argumente, Dr. Bogaczyk sugjeron t’u bësh këto tre pyetje, të cilat shmangin reagimin mbrojtës dhe hapin rrugën për një bisedë të arsyeshme:

Si të flasësh me dikë që beson se ka gjithmonë të

1.“A ka ndonjë gjë që mund të të ndryshojë mendjen?”

Kjo pyetje i detyron të reflektojnë mbi fleksibilitetin e tyre. Siç thotë Dr. Bogaczyk, në këtë mënyrë biseda zhvendoset nga një përballje personale në një diskutim teorik, më të qetë dhe më pak kërcënues. Kjo mund t’i ndihmojë të shohin gjërat nga një këndvështrim tjetër.

2. “Nëse do të ishe gabim, ku mendon se do të ishte gabimi?”

Shumë prej tyre do të përgjigjen menjëherë: “Por unë nuk gaboj!” Megjithatë, nëse personi vërtet e vlerëson marrëdhënien me ty, mund ta pranojë këtë si një ushtrim mendor.

Njerëzit shpesh reagojnë në mënyrë vetëmbrojtëse ose me zemërim sepse thellë brenda ndihen të pasigurt. Të menduarit mbi këtë pyetje u jep mundësinë të eksplorojnë dobësitë e tyre pa u ndier të kërcënuar.

Si të flasësh me dikë që beson se ka gjithmonë të

3. “Cilën pjesë të argumentit tënd do ta quaje më të pak të saktë?”

Edhe nëse këmbëngulin se s’kanë asnjë dobësi, mund të pyesësh me qetësi:

“Mirë, po nëse do të duhej të zgjidhje një pjesë më të dobët, cila do të ishte?”

Qëllimi nuk është t’i “kapësh në gabim”, por t’i shtysh të mendojnë dhe të shohin çështjen nga një kënd tjetër. Kjo ndihmon që biseda të zhvendoset nga emocionet tek arsyetimi.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

How to Talk to Someone Who Believes They're Always Right: 3 Smart Questions

Si të flasësh me dikë që beson se ka gjithmonë të
Pinterest/@dxathscne


Most of us have at least one person in our lives who it's almost impossible not to clash with because they think they know everything and are convinced they're always right.

Avoiding the conversation is an easy solution, but it's not the best if you want the relationship to last. So what can you do with people like that?

Communication, leadership, and persuasion expert Dr. Jeff Bogaczyk has shared with YourTango.com a three-step method for “softening” these people’s arrogance and getting them to truly listen.

“Don't waste your time trying to convince someone who always needs to be right,” he explains. 

"Don't spend hours on logic, facts, and arguments, because it just doesn't work."

According to him, the reason is simple: when people feel challenged, they perceive it as an attack on their identity. As a result, they stop listening to you and, on the contrary, deepen their position even more. If you have been in a political debate recently, you have probably experienced this.

Instead of trying to "beat" them with arguments, Dr. Bogaczyk suggests asking these three questions, which avoid defensiveness and pave the way for a reasonable conversation:

Si të flasësh me dikë që beson se ka gjithmonë të

1. "Is there anything that could change your mind?"

This question forces them to reflect on their flexibility. As Dr. Bogaczyk says, this shifts the conversation from a personal confrontation to a theoretical, calmer, less threatening discussion. This can help them see things from a different perspective.

2. “If you were wrong, where do you think the mistake would be?”

Many of them will immediately respond: “But I’m not wrong!” However, if the person truly values ​​the relationship with you, they may accept this as a mental exercise.

People often react defensively or angrily because deep down they feel insecure. Thinking about this question gives them the opportunity to explore their vulnerabilities without feeling threatened.

Si të flasësh me dikë që beson se ka gjithmonë të

3. “Which part of your argument would you call the least accurate?”

Even if they insist they have no weaknesses, you can calmly ask:

"Okay, but if you had to choose a weaker part, what would it be?"

The goal is not to “catch them in the wrong,” but to get them to think and see the issue from a different angle. This helps shift the conversation from emotions to reasoning.