Health

Studimi i madh me 20,000 njerëz: Ja ç'i ndodh trupit tonë nëse shkojmë të flemë herët

Studimi i madh me 20,000 njerëz: Ja ç'i ndodh trupit tonë
Foto: Getty Images

Shprehja e vjetër që “asgjë e mirë nuk ndodh pas mesnate” duket se ka më shumë të vërteta sesa mendonim. Një studim i ri i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences zbulon se të shkosh në shtrat herët lidhet drejtpërdrejt me më shumë aktivitet fizik dhe, si pasojë, me shëndet më të mirë.

Të dhënat u mblodhën nga 19,963 të rritur që mbanin pajisje të posaçme në kyçin e dorës për të monitoruar zakonet e gjumit dhe lëvizjes. Në total, mbi 5.9 milionë net të analizuara treguan se personat që flinin rreth orës 21:00 ishin më aktivë fizikisht ditën tjetër, mesatarisht 30 minuta më shumë krahasuar me ata që flinin në orën 01:00. Edhe krahasuar me ata që flinin në orën 23:00, ndryshimi ishte i ndjeshëm: rreth 15 minuta aktivitet më shumë.

Pra, edhe pse të gjithë kemi të njëjtat 24 orë në ditë, rezulton se mënyra si i përdorim orët e gjumit ka rëndësi. Ata që shkojnë në shtrat më vonë, nuk është se janë më dembelë, thjesht rutina sociale e ditës është e ndërtuar për të favorizuar ata që ngrihen herët. Studiuesit zbuluan gjithashtu se edhe kur njerëzit që normalisht flinin vonë kalonin në një orar më të hershëm, niveli i aktivitetit fizik të nesërmen rritej ndjeshëm.

Duke qenë se aktiviteti fizik lidhet me pothuajse çdo përfitim të mundshëm shëndetësor, përfshirë edhe ngadalësimin e plakjes biologjike me disa vite, kjo është një arsye më shumë për të bërë paqe me orarin e hershëm të gjumit.

Sipas studiuesve, promovimi i gjumit dhe aktivitetit fizik nuk duhet të bëhet veç e veç, por në një mënyrë të ndërthurur. Shkurt: fli më herët, lëviz më shumë, jeto më gjatë.

Burimi: Inc.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Large study of 20,000 people: Here's what happens to our bodies if we go to bed early

Studimi i madh me 20,000 njerëz: Ja ç'i ndodh trupit tonë
Photo: Getty Images

The old saying that “nothing good happens after midnight” seems to have more truth than we thought. A new study published in the Proceedings of the National Academy of Sciences finds that going to bed early is directly linked to more physical activity and, consequently, better health.

The data was collected from 19,963 adults who wore special devices on their wrists to monitor their sleep and movement habits. In total, over 5.9 million nights analyzed showed that people who went to bed around 9 p.m. were more physically active the next day, on average 30 minutes more compared to those who went to bed at 1 a.m. Even compared to those who went to bed at 11 p.m., the difference was significant: about 15 minutes more activity.

So, even though we all have the same 24 hours in a day, it turns out that how we use our sleep hours matters. Those who go to bed later are not necessarily lazier, it's just that the social routine of the day is structured to favor early risers. The researchers also found that even when people who normally go to bed late switched to an earlier schedule, their physical activity levels increased significantly the next day.

Since physical activity is linked to almost every possible health benefit, including slowing biological aging by several years, this is all the more reason to make peace with an early bedtime.

According to researchers, promoting sleep and physical activity should not be done separately, but in an integrated manner. In short: sleep earlier, move more, live longer.

Source: Inc.