Relationships

“Takimi i heshtur” mund të të shpëtojë nga shumë sfida (sidomos nga thashethemet)

“Takimi i heshtur” mund të të shpëtojë nga

Nëse je një person që gjithnjë e gjen veten në mesin e thashethemeve të të tjerëve, kemi një zgjidhje për ty! Takimin e heshtur, i cili mund të jetë ideal për shumë arsye.
 
Pjesa më emocionuese e një takimi romantik është kur u tregon shoqeve se si ishte ai, ç’ndodhi, a ishte i sjellshëm, a të puthi etj, por imagjino të vijosh të dalësh me këtë fatlumin dhe papritur, të të vijnë 100 mendime, këshilla që as nuk i kërkon, madje edhe thashetheme që bëhen pas shpinës tënde. E dimë që ndodh dhe flasim nga përvoja!

“Prandaj, “takimi i heshtur” po bëhet gjithnjë e më popullor”, sipas Shan Boodram, eksperte e marrëdhënieve në Bumble, duke shtuar: “Ideja është të fillosh të dalësh në takime për veten, jo për rrjetet sociale, shoqet apo familjen. Duke vepruar kështu, ti nuk po përpiqesh të japësh një mesazh, të shpallësh një arritje, të hakmerresh ndaj ish-it, apo të ndjekësh ritmin e të tjerëve”.

Ajo shtoi:

“Në vend të kësaj, po e kthen fokusin te vetja. Është e ngjashme me trendet e tjera “të heshtura”, që lidhen me “ikjen nga puna në mënyrë të heshtur”, apo jetesën e pasur pa bërë zhurmë”.

Termi u krijua nga Kimberly Bizu, prezantuese e podkastit “Rich Little Broke Girls”.
 
“Takimi i fshehur” është transformimi me vetëbesim të qetë në jetën tënde romantike. “Është një qasje më e relaksuar ndaj lidhjes, ku nuk po ndjek “etiketa”, arritje apo validim, por eksploron çfarë të bën të ndihesh mirë dhe po zbulon çfarë do vërtet,” thotë Boodram për Bustle.
 
Prandaj është një mendësi e shëndetshme për t’u përqafuar, sidomos në një botë ku gjetja e dashurisë duket gjithnjë e më e vështirë.

Si duket “takimi i heshtur”?

“Nëse vetëvlerësimi yt lidhet me statusin tënd të lidhjes, atëherë mund të jetë koha ideale ta provosh. E njëjta gjë vlen nëse ndjen presion të vazhdueshëm që të përditësosh të tjerët për jetën tënde romantike”, - thotë Boodram.

“Kur dikush pyet, ‘Me kë po del?’ ti mund të buzëqeshësh dhe me mirësi t’i thuash, ‘Nuk ka shumë rëndësi,’ dhe të vazhdosh bisedën,” thotë ajo.

Mund të nënkuptojë të flasësh për gjithçka tjetër gjatë brunch-it, t’i shmangesh pyetjeve ngacmuese nga familjarët dhe të reflektosh se si u ndjeve pas një takimi *para* se t’i dërgosh shoqes një mesazh zanor 10-minutësh.
 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast