Relationships

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla bazë për një jetë romantike të lumtur, bazuar nga psikologë dhe terapistë marrëdhëiniesh.

Të ndiheni rehat me njëri-tjetrin

Çiftet e lumtura shpesh i referohen me shaka njëri-tjetrit si një "këpucë e vjetër". Ky përshkrim i referohet ndjesisë, jo pamjes. Ata nuk po e përshkruajnë njëri-tjetrin si të konsumuar, por si të rehatshëm për t'u veshur.

Dy të dashuruar duan të jenë pranë njëri-tjetrit sepse ashtu mund të jenë 100% vetvetja, pa grim, pa veshjet më të bukura, ashtu të shkujdesur. Pra, silluni si një "këpucë e rehatshme" për partnerin/en: Krijoni një hapësirë të sigurt inkurajuese dhe tërheqëse për njeriun tuaj të zemrës.

Të flisni

Çiftet e lumtura nuk ulen në një restorant, hanë dhe kaq. Ata flasin. Për gjithçka. Por ata gjithashtu dëgjojnë dhe i kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit. Brenda një marrëdhënieje të shëndetshme, nuk ka tema "tabu". Çiftet e lumtura thonë se dialogu i shëndetshëm bashkon më tepër sesa ndan. Është "klisheja", të cilët ekspertët s'do ndalojnë kurrë së thëni: Komunikoni, flisni lirshëm!

Të qeshni

Çiftet që qeshin bashkë, qëndrojnë bashkë. Po, keni nevojë për dashuri, përkushtim, respekt, admirim të ndërsjellë dhe gjithçka tjetër, por ju gjithashtu duhet të argëtoheni së bashku. Ah, edhe një arsye tjetër? E qeshura lëshon endorfina që ju bëjnë të dëshironi të rrini më shumë me njëri-tjetrin

Dr. Doris Bazzini, në bashkëpunim me autorë të tjerë, studioi ndikimin e të qeshurit në kënaqësinë e marrëdhënies dhe nga studimi, rezultoi se çiftet që rikujtonin situata të kaluara që përfshinin të qeshura të mëdha, raportonin kënaqësi më të lartë të marrëdhënies. 

Vëmendja selektike

Doni t'i kujtoni partnerit/es pse ai/ajo u dashurua me ju? Bëjini të ndihen sikur ata janë i vetmi person në dhomë, madje edhe në turmë. A nuk është kjo mënyra si u sollët kur u dashuruat për herë të parë?

Mbani kontaktin me sy. Lëreni telefonin në xhep dhe mos i kushtoni vëmendje të barabartë të gjithëve. Provojeni këtë herës tjetër që do të dilni dhe shihni ndikimin pozitiv.

Çiftet me zakone "të këqija" mund ta ndryshojnë dinamikën e marrëdhënies së tyre duke filluar nga sot. Flisni, qeshni, kushtojini vëmendje dhe bëjeni njëri-tjetrin të ndihet rehat. Zhvillimi dhe praktikimi i zakoneve pozitive do ta përmirësojë marrëdhënien dhe cilësinë e kohës që do të kaloni së bashku.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Psychology Today

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Therapists approve: These are the 4 habits that happy couples follow

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin

According to experts, to enjoy a successful relationship, you need more than just "spending time together." Below are 4 basic tips for a happy romantic life, based on psychologists and relationship therapists.

To feel comfortable with each other

Happy couples often jokingly refer to each other as an “old shoe.” This description refers to the feel, not the look. They are not describing each other as worn out, but as comfortable to wear.

Two lovers want to be close to each other because that's where they can be 100% themselves, without makeup, without the most beautiful clothes, just so carefree. So, act like a "comfortable shoe" for your partner: Create a safe, encouraging, and attractive space for your loved one.

To speak

Happy couples don't sit in a restaurant, eat and that's it. They talk. About everything. But they also listen and pay attention to each other. Within a healthy relationship, there are no "taboo" topics. Happy couples say that healthy dialogue unites more than it divides. It's the "cliché" that experts will never stop saying: Communicate, speak freely!

To laugh

Couples who laugh together, stay together. Yes, you need love, commitment, respect, mutual admiration, and all that, but you also need to have fun together. Oh, and another reason? Laughter releases endorphins that make you want to be with each other more.

Dr. Doris Bazzini, in collaboration with other authors, studied the impact of laughter on relationship satisfaction and the study found that couples who recalled past situations that included great laughter reported higher relationship satisfaction. 

Selective attention

Want to remind your partner why they fell in love with you? Make them feel like they're the only person in the room, even in a crowd. Isn't this how you acted when you first fell in love?

Maintain eye contact. Leave your phone in your pocket and don't give everyone equal attention. Try this the next time you go out and see the positive impact.

Couples with "bad" habits can change the dynamics of their relationship starting today. Talk, laugh, pay attention, and make each other feel comfortable. Developing and practicing positive habits will improve your relationship and the quality of time you spend together.

Suggested articles:

Source: Psychology Today