Metropolitan

Udhëtimi në hapësirë: Katy Perry shfaq shenja pendese

Udhëtimi në hapësirë: Katy Perry shfaq shenja pendese

Katy Perry thuhet se ka shfaqur shenja pendese lidhur me fluturimin e saj në hapësirë të hënën e kaluar, pasi po përballet me një valë komentesh negative dhe teorish konspirative.

Katy Perry, Lauren Sanchez dhe katër gra të tjera përfunduan misionin e tyre në hapësirë, misioni i parë tërësisht me gra, në bordin e raketës “Blue Origin” të Jeff Bezos. Ekuipazhi udhëtoi për 11 minuta, duke arritur një lartësi 100 kilometra dhe duke kaluar vijën Kármán, kufiri zyrtar i hapësirës.

Ky udhëtim u reklamua dhe u promovua si një mesazh i fortë i fuqizimit të grave në shoqëri, duke dhënë mesazhin se edhe gratë munden të arrijnë misione të vështira të vetme.

Megjithatë, shumë njerëz e kritikuan negativisht këtë mision. Në rrjet pati polemika të forta për koston e lartë të udhëtimit, ndikimin mjedisor dhe veprimet që u cilësuan si të pavenda nga 6 gratë e ekuipazhit.

Katy Perry-t iu bashkuan Gayle King, Lauren Sanchez, shkencëtarja e raketave të NASA-s Aisha Bowe, producentja e filmit Kerianne Flynn dhe aktivistja Amanda Nguyen në fluturimin e financuar nga Jeff Bezos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Por, tanimë raportohet se ajo ka mendime të dyzuara – jo për vetë misionin, por për mënyrën sesi gjithçka u interpretua.

Një burim pranë këngëtares pohoi në një raportim të Daily Mail: 

"Katy nuk pendohet që shkoi në hapësirë. Ishte diçka që i ndryshoi jetën. Asaj i vjen keq për rrjedhën që mori e gjithë gjëja. Nuk i priste kurrë këto reagime dhe ndihet e zhgënjyer nga reagimi i paprovokuar. Pavarësisht akuzave, ajo vazhdon të dashurojë dhe të luftojë për mjedisin."

Emri i burimit pranë saj nuk bëhet i ditur, ndërsa këngëtarja nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Space travel: Katy Perry shows signs of regret

Udhëtimi në hapësirë: Katy Perry shfaq shenja pendese

Katy Perry has reportedly shown signs of regret over her space flight last Monday, as she faces a wave of negative comments and conspiracy theories following the historic mission.

Katy Perry, Lauren Sanchez and four other women completed their first all-female spaceflight aboard Jeff Bezos' Blue Origin rocket. The A-list crew traveled for 11 minutes, reaching an altitude of 62 miles (100 kilometers) and crossing the Kármán Line, the official boundary of space.

This trip was advertised and promoted as a strong message of women's empowerment in society, conveying the message that even women can accomplish difficult missions alone.

However, instead of focusing on the positive message, many people criticized the mission negatively. There was strong controversy online about the high cost of the trip , the environmental impact, and the actions that were considered inappropriate by the 6 women on the crew.

Katy Perry was joined by Gayle King, Lauren Sanchez, NASA rocket scientist Aisha Bowe, film producer Kerianne Flynn and activist Amanda Nguyen on the flight funded by Jeff Bezos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

But she is now reportedly having second thoughts – not about the mission itself, but about how everything was interpreted.

A source close to the singer claimed in a Daily Mail report: 

"Katy doesn't regret going into space. It was something that changed her life. She regrets the way the whole thing turned out. She never expected these reactions and feels disappointed by the unprovoked and subversive reaction. Despite the accusations, she continues to love and fight for the environment."

The name of the source close to her is not disclosed, while the singer has not commented publicly on the matter.

Source: Marie Claire