Metropolitan

Wednesday rikthehet me sezonin e tretë: Detajet dhe emrat e rinj në kast

Wednesday rikthehet me sezonin e tretë: Detajet dhe emrat e rinj në

Numërimi mbrapsht për sezonin e tretë të Wednesday ka nisur zyrtarisht, pasi xhirimet janë tashmë në zhvillim. Seriali i dedikuar personazhit ikonë Wednesday Addams, pjesë e universit të The Addams Family, u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2022 në platformën Netflix dhe brenda pak javësh u kthye në një fenomen global.

I realizuar nga regjisori i njohur Tim Burton, seriali arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe vazhdon të mbajë vendin e parë si më i ndjekur në gjuhën angleze në historinë e Netflix, me afro dy miliardë orë shikimi në total.

Çfarë ndodhi në sezonin e dytë

Tre vite pas premierës së sezonit të parë, sezoni i dytë, i publikuar në verën e vitit 2025 në dy pjesë, dha përgjigje për shumë nga misteret kryesore, por njëkohësisht la edhe disa pikëpyetje të rëndësishme. Fati i Enid, e vërteta rreth gjyshes Hester, e ardhmja e Tyler si Hyde dhe planet e fshehta të tezes Ofelia mbeten ende të paqarta, duke shtuar pritshmëritë për sezonin e ri.

Emra të rinj në kast dhe surpriza të mëdha

Sezoni i tretë do të sjellë disa shtesa të rëndësishme në kast, përfshirë Chris Sarandon, Noah Taylor, Oscar Morgan dhe Kennedy Moyer. Një nga surprizat më të mëdha është pjesëmarrja e Winona Ryder si yll i ftuar, ndërsa Eva Green pritet të interpretojë Morticia Addams.

Krijuesit e serialit, Al Gough dhe Miles Millar, shprehën entuziazmin e tyre për rikthimin në Akademinë Nevermore. Ata premtuan personazhe të rinj, sekrete të errëta dhe zhvillime që do të thellojnë më tej historinë e familjes Addams, duke paralajmëruar fansat se sezoni i ri do të jetë edhe më intensiv.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Entertainment Tonight (@entertainmenttonight)

Rikthehet Wednesday, aventura vazhdon 

Xhirimet po zhvillohen sërish në Dublin, Irlandë, ndërsa Jenna Ortega rikthehet në rolin e Wednesday Addams. Në fund të sezonit të dytë, personazhi i saj u pa duke u nisur me xhaxhain Fester për të shpëtuar Enid, e cila ndodhej në rrezik.

Vetë Tim Burton u shpreh i emocionuar për rikthimin, ai theksoi se është një kënaqësi të punojë sërish me kastin origjinal dhe me bashkëpunëtorë të vjetër, duke e bërë sezonin e tretë edhe më të veçantë.

Në serial rikthehen gjithashtu aktorë si Hunter Doohan, Joy Sunday, Moosa Mostafa, Georgie Farmer dhe Isaac Ordonez, ndërsa pjesë e kastit mbeten edhe emra të njohur si Catherine Zeta-Jones dhe Luis Guzmán.

Sezoni i tretë pritet të thellojë më tej universin misterioz dhe të errët të Wednesday Addams, duke sjellë surpriza të reja për fansat që mezi presin rikthimin në Akademinë Nevermore.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Wednesday returns with a third season: Details and new names in the cast

Wednesday rikthehet me sezonin e tretë: Detajet dhe emrat e rinj në

The countdown to the third season of Wednesday has officially begun, as filming is already underway. The series dedicated to the iconic character Wednesday Addams, part of the universe of The Addams Family, first appeared in late 2022 on the Netflix platform and within a few weeks became a global phenomenon.

Directed by renowned director Tim Burton, the series achieved extraordinary success and continues to hold the number one spot as the most watched English-language series in Netflix history, with nearly two billion hours of viewing in total.

What happened in the second season?

Three years after the premiere of the first season, the second season, released in the summer of 2025 in two parts, provided answers to many of the main mysteries, but at the same time left some important questions. Enid's fate, the truth about Grandma Hester, Tyler's future as Hyde, and Aunt Ophelia's secret plans still remain unclear, increasing expectations for the new season.

New names in the cast and big surprises

Season three will see some major cast additions, including Chris Sarandon, Noah Taylor, Oscar Morgan, and Kennedy Moyer. One of the biggest surprises is the addition of Winona Ryder as a guest star, while Eva Green is expected to play Morticia Addams.

Series creators Al Gough and Miles Millar have expressed their excitement for the return of Nevermore Academy . They promised new characters, dark secrets, and developments that will further deepen the Addams family's story, warning fans that the new season will be even more intense.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Entertainment Tonight (@entertainmenttonight)

Wednesday returns, the adventure continues 

Filming is underway again in Dublin, Ireland, as Jenna Ortega returns as Wednesday Addams. At the end of the second season, her character was seen setting off with Uncle Fester to rescue Enid, who was in danger.

Tim Burton himself expressed his excitement about the return, emphasizing that it is a pleasure to work again with the original cast and old collaborators, making the third season even more special.

The series also features returning actors Hunter Doohan, Joy Sunday, Moosa Mostafa, Georgie Farmer, and Isaac Ordonez, while well-known names like Catherine Zeta-Jones and Luis Guzmán remain part of the cast.

The third season is expected to further deepen the mysterious and dark universe of Wednesday Addams , bringing new surprises for fans who are eagerly awaiting the return to Nevermore Academy .