Showbiz

Ndarja nga Orlando Bloom: Katy Perry përlotet gjatë performancës

Ndarja nga Orlando Bloom: Katy Perry përlotet gjatë performancës
Instagram/Katy Perry

Katy Perry u ngjit përsëri në skenë pas ndarjes me Orlando Bloom dhe u përpoq t’i fshihte lotët, duke falënderuar vazhdimisht fansat e saj që janë pranë saj.

"Do të thotë gjithçka për mua," tha ajo pak para se të fillonte të këndonte "Firework" në Adelaide të Australisë, të mërkurën, më 2 korrik.

Në videon e bërë virale, këngëtarja shfaqet e përlotur, dukshëm e lënduar nga ndarja, por mirënjohëse ndaj dashurisë së fansave.

Njëkohësisht, Orlando Bloom, pasi u argëtua në dasmën e Jeff Bezos, bëri një postim në Instagram Stories rreth fillimeve të reja dhe hapit të parë që duhet të hedhim për të kapërcyer situatat e vështira në jetë.

Çifti ishin bashkë për më shumë se 7 vjet dhe kanë një vajzë, Daisy. Aktori është gjithashtu baba i një djali nga martesa e tij me Miranda Kerr.

Thashethemet për ndarjen e Perry-t dhe Bloom u përhapët pas udhëtimit të këngëtares në hapësirë ​​me bashkëshorten e Jeff Bezos, Lauren Sánchez. 

"Ai i tha asaj se e gjithë kjo i dukej qesharake", tha një burim anonim pranë çiftit për Daily Mail.

"Ajo shpresonte që ai do të ishte më mbështetës dhe, sigurisht, u lëndua. Imagjinoni të udhëtoni në hapësirë ​​dhe partneri juaj të mos entuziazmohet nga kjo". 

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që çifti është ndarë. Një ndarje tjetër i kishte paraprirë kësaj të fundit, në vitin 2017, e por dyshja u ribashkua në  vitin 2019 dhe u fejuan në Ditën e Shën Valentinit. 

Mediat rapotojnë se gjatë kësaj periudhe të vështirë, këngëtarja është fokusuar tërësisht te  vajza e saj 4-vjeçare , të cilën madje e ka marrë në turneun e saj.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Orlando Bloom split: Katy Perry breaks down in tears during performance

Ndarja nga Orlando Bloom: Katy Perry përlotet gjatë performancës
Instagram/Katy Perry

Katy Perry took the stage again after her breakup with Orlando Bloom and tried to hide her tears, repeatedly thanking her fans for being by her side.

"It means everything to me," she said shortly before starting to sing "Firework" in Adelaide, Australia, on Wednesday, July 2.

In the viral video, the singer appears tearful, clearly hurt by the breakup, but grateful for the love of her fans.

Meanwhile, Orlando Bloom, after having fun at Jeff Bezos' wedding, posted on Instagram Stories about new beginnings and the first step we need to take to overcome difficult situations in life.

The couple were together for more than 7 years and have a daughter, Daisy. The actor is also the father of a son from his marriage to Miranda Kerr.

Rumors of Perry and Bloom's split spread after the singer's trip to space with Jeff Bezos' wife, Lauren Sánchez. 

"He told her he found the whole thing ridiculous," an anonymous source close to the couple told the Daily Mail.

"She was hoping he would be more supportive and, of course, it hurt. Imagine traveling into space and your partner not being excited about it." 

However, this is not the first time the couple has split. Another breakup preceded this one in 2017, but the pair reunited in 2019 and got engaged on Valentine's Day. 

Media reports that during this difficult period, the singer has focused entirely on her 4-year-old daughter, whom she has even taken on her tour.