Metropolitan

"Nuk do t'ju kontaktoja kurrë për para!" Aktorja Reese Witherspoon paralajmëron fansat

"Nuk do t'ju kontaktoja kurrë për para!" Aktorja Reese
Foto: Reese Witherspoon/ Getty Images

Në një video të shpërndarë në TikTok, Reese Witherspoon, paralajmëroi fansat që të mos bien pre e llogarive të rreme që janë krijuar në emër të saj.

“Ka shumë persona në TikTok dhe Instagram që po më imitojnë, dhe ata u shkruajnë njerëzve mesazhe, përpiqen të krijojnë një marrëdhënie, të nxjerrin informacione personale dhe të planifikojnë takime. Dua ta dini se kjo nuk jam unë dhe është shumë shqetësuese që njerëzit do të përdornin emrin tim për të manipuluar të tjerët, por dua ta dini se unë kurrë, kurrë nuk do t’ju manipuloja. Nuk do t’ju kontaktoja kurrë për para, për informacione private apo për të organizuar një takim,” u shpreh aktorja.

Më tej, ajo kërkoi prej ndjekësve të ishin të kujdesshëm dhe të siguroheshin nëse llogaritë që ndiqnin ishin të verifikuara paraprakisht.

“Nëse dikush po ju shkruan, kjo nuk ndodh vetëm me mua. Kjo po ndodh kudo, por më shqetëson jashtëzakonisht fakti që po ndodh në një shkallë kaq të gjerë. Ju lutem, bëni kujdes dhe dijeni se unë kurrë, kurrë nuk do t’ju kontaktoja për t’ju manipuluar apo për t’ju marrë diçka,” e përfundoi videon ajo.

@reesewitherspoon

I would never manipulate you. Please check for verification. ❤️

♬ original sound - Reese Witherspoon

Aktorja nuk është e vetmja që po kalon një shqetësim të tillë këto kohë. Sandra Bullock, Johnny Depp dhe Tom Hanks janë disa personazhe të tjerë të famshëm të cilët kanë nxjerrë paralajmërime të ngjashme për fansat e tyre muajt e fundit.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

"I would never contact you for money!" Actress Reese Witherspoon warns fans

"Nuk do t'ju kontaktoja kurrë për para!" Aktorja Reese
Photo: Reese Witherspoon/Getty Images

In a video shared on TikTok, Reese Witherspoon warned fans not to fall prey to fake accounts that have been created in her name.

"There are a lot of people on TikTok and Instagram who are imitating me, and they are messaging people, trying to build a relationship, extracting personal information, and planning meetings. I want you to know that this is not me, and it is very disturbing that people would use my name to manipulate others, but I want you to know that I would never, ever manipulate you. I would never contact you for money, for private information, or to arrange a meeting," the actress said.

Further, she asked followers to be careful and make sure the accounts they followed were verified in advance.

"If someone is texting you, this isn't just happening to me. This is happening everywhere, but it's extremely concerning to me that it's happening on such a large scale. Please be careful and know that I would never, ever contact you to manipulate you or take anything from you," she concluded the video.

@reesewitherspoon

I would never manipulate you. Please check for verification. ❤️

♬ original sound - Reese Witherspoon

The actress isn't the only one going through such a worry these days. Sandra Bullock, Johnny Depp and Tom Hanks are some other celebrities who have issued similar warnings to their fans in recent months.