Showbiz

Selvija flet për ndarjen nga Shpat Kasapi: “Përpiqemi që askush të mos lëndohet”

Selvija flet për ndarjen nga Shpat Kasapi: “Përpiqemi që
Shpat Kasapi & Selvije Jao

Selvije Jao, ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, ka folur publikisht për ndarjen e tyre, e nxitur nga komentet e shumta, të cilat, sipas saj, e kanë kaluar çdo kufi të tolerueshëm. Selvija e bëri të qartë se sado e dhimbshme të tingëllojë, ajo dhe Shpati nuk do të jenë më çift dhe se ky është vendimi më i mirë për të dy.

“Nuk kam folur asnjëherë publikisht për ndarjen me Shpatin, por e shoh që njerëzit kanë kaluar çdo kufi që unë mund të toleroj. Unë dhe Shpati jemi të darë prej më shumë se 6 muajsh. Çdo gjë që bëjmë është vetëm për Roelin (djalin e tyre), dhe mirëqenien e një engjëlli që në këtë mes nuk ka asnjë faj”.

Ajo shtoi se Shpatin e respekton në maksimum, sepse kanë ndarë bukën, si dhe kanë fëmojë.

“Shpatin e respektoj në maksimum dhe për mua, ai do të mbetet njeriu më i afërt në jetën time, sepse kemi ndarë një copë bukë dhe kemi një fëmijë bashkë. Jemi shokë të mirë dhe përpiqemi që askush të mos lëndohet”.

Më tej, ajo bëri me dije se njerëzit i kanë kaluar caqet dhe se çdo cenim i privatësisë do të ndiqet në mënyrë ligjore.

Selvija u shpreh edhe se nuk dihet as 0.1% për arsyen pse ata nuk janë më bashkë dhe o uroi suksese Shpatit për këngën e re, e cila mund të jetë një dedikim për të.

Selvija flet për ndarjen nga Shpat Kasapi: “Përpiqemi që

Selvija dhe Shpati u martuan në qershor të vitit 2021 në një dasmë që u zhvillua në privatësi. Ata u përfolën për ndarje në maj të këtij viti dhe më vonë, të dy i konfirmuan zërat për divorc.

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast