Metropolitan

Si rrallëherë, Kelly Clarkson flet për fëmijët e saj, 5 muaj pas vdekjes së ish-bashkëshortit

 

Si rrallëherë, Kelly Clarkson flet për fëmijët e saj, 5
Foto: Kelly Clarkson/ You Tube

 

Në një sesion pyetje-përgjigje të publikuar në YouTube, në kanalin zyrtar të The Kelly Clarkson Show, këngëtarja iu përgjigj një fansi, i cili e pyeti se cila është një gjë që ajo bën çdo ditë dhe që i sjell gëzim. Përgjigjja e saj lidhej drejtpërdrejt me fëmijët.

“Përqafimet,” u shpreh ajo. “Fëmijët e mi janë 9 dhe 11 vjeç. Janë në atë fazë të bukur ku janë mjaftueshëm të rritur për t’u kujdesur vetë për veten, por ende aq të vegjël sa të duan përqafimet dhe afërsinë. Ajo që ka ndodhur së fundmi ka qenë shumë për familjen tonë, ndaj i kam lejuar fëmijët të flenë shpesh me mua, janë dy qentë, dy fëmijët e mi dhe unë. Është pak kaos,” tha ajo me humor. “Por ka qenë shumë e veçantë, sepse bisedat që zhvillohen në ato momente janë vërtet të ëmbla. Ndoshta është pjesa ime e preferuar e ditës.”

Brandon Blackstock ndërroi jetë më 7 gusht 2025, pas një beteje disavjeçare me kancerin. Gjatë martesës së tyre, Clarkson dhe Blackstock u bënë prindër të dy fëmijëve: vajzës River dhe djalit Remington.

Si rrallëherë, Kelly Clarkson flet për fëmijët e saj, 5

Një burim pranë këngëtares i tha së fundmi PEOPLE se Kelly Clarkson ishte “thellësisht e lënduar” për fëmijët e saj pas humbjes së babait të tyre.

Si rrallëherë, Kelly Clarkson flet për fëmijët e saj, 5

“Humbja e një prindi është jashtëzakonisht e dhimbshme dhe konfuze për fëmijët,” tha burimi. “Por Kelly është shumë e fortë. Ajo nuk është nga ato persona që dorëzohen. E sheh jetën me realizëm dhe bën gjithçka që mundet për ta mbajtur ambientin sa më të qëndrueshëm dhe plot dashuri për fëmijët e saj.”

Kelly Clarkson dhe Brandon Blackstock u divorcuan zyrtarisht dy vite pasi ajo paraqiti kërkesën për ndarje në vitin 2020, pas gati shtatë vitesh martesë. Edhe pse divorci i tyre ishte i vështirë dhe i shoqëruar me procese ligjore, burimet theksojnë se ajo gjithmonë e ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënies së fëmijëve me të atin.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Kelly Clarkson speaks out about her children, 5 months after her ex-husband's death

 

Si rrallëherë, Kelly Clarkson flet për fëmijët e saj, 5
Photo: Kelly Clarkson/You Tube

 

In a Q&A session posted on YouTube, on the official channel of The Kelly Clarkson Show, the singer responded to a fan who asked her what one thing she does every day that brings her joy. Her answer directly related to children.

“Cuddles,” she said. “My kids are 9 and 11. They’re at that beautiful stage where they’re old enough to take care of themselves, but still young enough to want cuddles and closeness. What’s been happening lately has been really hard on our family, so I’ve been letting the kids sleep with me a lot, it’s the two dogs, my two kids, and me. It’s a little chaotic,” she said with humor. “But it’s been really special, because the conversations that happen in those moments are really sweet. It’s probably my favorite part of the day.”

Brandon Blackstock passed away on August 7, 2025, after a years-long battle with cancer. During their marriage, Clarkson and Blackstock became parents to two children: daughter River and son Remington.

Si rrallëherë, Kelly Clarkson flet për fëmijët e saj, 5

A source close to the singer recently told PEOPLE that Kelly Clarkson was "deeply hurt" for her children after the loss of their father.

Si rrallëherë, Kelly Clarkson flet për fëmijët e saj, 5

"Losing a parent is incredibly painful and confusing for children," the source said. "But Kelly is very strong. She's not one to give up. She looks at life realistically and does everything she can to keep the environment as stable and loving as possible for her children."

Kelly Clarkson and Brandon Blackstock officially divorced two years after she filed for separation in 2020, after nearly seven years of marriage. Although their divorce was difficult and accompanied by legal proceedings, sources emphasize that she has always valued the importance of her children's relationship with their father.