Metropolitan

Cruz Beckham 'reagon' ndaj akuzave për kërcimin e papërshtatshëm të së ëmës

Cruz Beckham 'reagon' ndaj akuzave për kërcimin e
Foto: Cruz, Nicola, Victoria dhe Brooklyn Beckham/ Getty Images

Cruz Beckham, djali i vogël i familjes, sapo rihyri në bisedën e dramës familjare. Kësaj radhe, ai ka bërë një “like” goxha domethënës në Instagram.

Postimi në fjalë? Një meme e bërë me një video të Victoria Beckham duke kërcyer me këngën e saj të vitit 2001, “I’m Not Such An Innocent Girl”, me mbishkrimin:

“Vallëzimi [i papërshtatshëm] i dasmës në fjalë.”

View this post on Instagram
 
A post shared by Culture Enquirer???? (@enquiretheitem)

Videoja ironizon ekzagjerimin e fjalëve të Brooklyn, që e quajti kërcimin e Victoria-s të papërshtatshëm, pasi më sipër duket qartë se Posh Spice-i nuk është se ka ndonjë sharm të lakmueshëm në kërcim. 

Kujtojmë se Brooklyn akuzoi Victoria-n se i rrëmbeu vallëzimin e tij të parë me Nicola Peltz dhe se kërceu me të në mënyrë të papërshtatshme. Citim i drejtpërdrejtë:

“Nëna ime vodhi vallëzimin e parë me gruan time i cili ishte planifikuar prej javësh me një këngë dashurie romantike. Përpara 500 të ftuarve tanë të dasmës, Marc Anthony më thirri në skenë, kur sipas programit duhej të ishte duke ndodhur vallëzimi romantik me gruan time, por në vend të kësaj, nëna po priste për të vallëzuar me mua.

Ajo kërceu me mua në mënyrë shumë të papërshtatshme përpara të gjithëve. Nuk jam ndier kurrë më në siklet apo më i poshtëruar në gjithë jetën time. Ne donim të përsërisnim betimet e dasmës për të krijuar kujtime të reja nga dita e martesës, që të na sillnin gëzim dhe lumturi, jo ankth dhe turp.”

Një dëshmitar okular i ka thënë më pas Page Six se “Victoria u ngjit në skenë, i hodhi krahët rreth Brooklyn-it” dhe “iu afrua shumë qafës së tij”, duke shtuar:

“Ajo po kërcente me të në mënyrë shumë të papërshtatshme. Ajo ia vodhi atë moment Nicola-s, kjo është e vërteta e Zotit.”

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast